Sela: I bashkuam shqiptarët për të bërë hapa gjigant drejt BE-së

Fronti Europian hapi shtabin komunal zgjedhor në Strugë. Bartësi i listës në njësin zgjedhore numër 5, Ziadin Sela duke iu drejtuar të pranishmëve tha se Fronti Europian nuk është krijuar për ti mundur të tjerët, por është krijuar për orientimin e vendit drejt perëndimit.

“Bashkimi i BDI-së dhe ASH-së është bërthamë bashkimi pa marrë parasyshë kundërshtimeve të mëparshme. Ky bashkim u bë për orientimin e vendit drejt perëndimit. Gjithmonë kemi gjetur gjuhë të përbashkët për t’i bashkuar shqiptarët sepse këto zgjedhje janë të rëndësishme për anëtarësimin e vendit në BE, sepse nuk mund ta mbajmë peng edhe Shqipërinë por të vazhdojmë me hapa gjigand drejt BE-së. Të bashkuar kemi ditur t’i fitojmë gjithmonë, kur jemi bërë bashkë kemi pasur rezultate jo vetëm në zgjedhje por edhe projekte konkrete. Bëmë kryetarin e Kuvendit, Ligjin për gjuhën shqipe edhe kryeministrin e parë shqiptar. Tash më 24 prill të votojmë Bujar Osmanin ta qojmë në rrethin e dytë dhe bashkë ta realizojmë idenë për presidentin e parë shqiptar” tha Ziadin Sela.

Musa Xhaferri në fjalën e tij tha se Fronti Europian nuk bën garë për t’i fituar të tjerët por garon me peogram të qartë antarësimin e vendit në BE dhe të mos mbahemi peng i LSDM dhe VMRO. Në hapjen e shtabit fjalë morën edhe kandidatët tjerë për deputet si Premtime Zulali e Mehmed Halili. Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri tha se kur bashkohen struganët është e frikshme për të gjitha partitë politike.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në...

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi i shtabit zgjedhor, Fisnik Ristemi, ka dhënë dorëheqje nga...

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu