Në emër të Zotit bëhen thirrje për bojkot të zgjedhjeve!

Në Shkup dhe pjesë të tjera të vendit janë shpërndarë pankarta ku bëhet thirrje të mos dilet të votohet. Derisa në rrjetin social TikTok shpërndahen video me përmbajtje të llojeve të njëjta ku bëhet thirrje edhe më e madhe kundër këtij procesi zgjedhor, me pretekstin se është “haram” të votosh. Këto thirrje mund të ndikojnë kryesisht te gjeneratat e reja por edhe në përgjithësi te qytetarët. Derisa vota është procesi demokratik dhe e drejta e çdo qytetari të rritur, ku ai duhet të zgjedh të zgjedhurit që ai mendon se janë më të mirët. Derisa në anën tjetër partitë politike shqiptare janë të ndarë në dy fronte ku mundësitë për të marrë mandate më shumë partitë shqiptare kësaj radhe janë të mëdha. Por si duket kjo dikujt po i pengon dhe ka filluar me një fushatë të egër për bojkotimin e zgjedhjeve.

Advertisements

Hoxha Hasan Baftjari, imam në Xhaminë “Mesxhidi Aksa” në Leverkuzen për gazetën KOHA, ka deklaruar se është detyrë e myslimanit që të urdhërojë për mirë dhe të ndalojë nga e keqja në shoqërinë ku jeton. Zgjedhjet konsiderohen si një nga shumë mënyra nëpërmjet të cilës realizohet ky objektiv. “Në rastin e zgjedhjeve dhe votimit për një kandidat, aktivizohet parimi i zgjedhjes së dëmit më të vogël. Kështu, zgjidhet dhe votohet kandidati më i mirë nga këndvështrimi islam. Nëse nuk ekziston kjo mundësi, votohet kandidati më pak i dëmshëm për myslimanët. Në këtë mënyrë ne kontribuojmë në reduktimin e pasojave negative ndaj myslimanëve”, shprehet Baftjari.

Sipas tij, pjesëmarrja në zgjedhje konsiderohet një nga llojet e xhihadit.

“Lidhur me xhematet islame të cilat nuk marrin pjesë në votime, mendoj se u ka humbur një shans dhe obligim. Megjithatë, ata kanë përpara detyra dhe obligime të shumta me të cilat mund të merren, gjithmonë nëse duan. Por që nuk mund ta zëvendësojnë dhe mbushin vakumin e lënë nga mos marrja pjesë në zgjedhje, sipas mendimit tonë. Këto vepra, nuk mund ta fshijnë peshën e rëndë të mos marrjes pjesë në zgjedhje. Përmbushja e një obligimi, ka shpërblimin e vet dhe heqja dorë nga një obligim ka gjynahun e vet”, ka nënvizuar në fund hoxha Baftjari.

Nga ana tjetër, kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu për TV21 tha se të ikësh nga votimi në zgjedhje do të thotë të ikësh nga kontributi për t’u zhvilluar demokracia. Fetahu u shpreh se ai personalisht voton me shumë gëzim, ndërsa theksoi se nuk ka dijeni për mbishkrimet fetare në Shkup ku bëhet thirrje për bojkotim të zgjedhjeve.

“Ditën që janë zgjedhjet, unë dal me gëzimin më të madh, unë votoj me gjithë familjen e marr, përshëndetem me të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike dhe ajo ditë është dita më e lumtura e imja gjatë vitit, që kam të drejtë të votojë lirshëm, pa ndonjë presion”, theksoi Fetahu.

Nga ana tjetër, analisti Qenan Aliu, për gazetën KOHA, nuk e përjashton mundësinë se mund të ketë ndikime për të ndodh diçka “e madhe” me qëllim për të defokusuar vëmendjen nga procesi zgjedhorë. Sipas tij, kjo dukuri më ngjan të jetë po ashtu si pretekst defokusimi edhe pse përmbajtja është kontraverze. “Mbase edhe Zoti thuhet se na ka udhëzuar që duhet mbështetur punën e hajrit dhe duhet kundërshtuar zullumin. Mendoj se nuk do të ketë ndonjë ndikim të dukshëm, por sigurisht se do të fokusoj vëmendjen sepse në përmbajtje është kontradiktore. Dhe është keqpërdorim dhe stigmatizim për qëllime politike. Mbase Zoti është krijues dhe mëshirues i të gjithëve”, deklaron në fund Aliu. (koha.mk)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti: S’ka më na jepni votën, do ta bëjmë këtë ose atë! E bëjmë punën, ju e vlerësoni

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pasditen e sotme zhvilloi një takim me banorët e Çairit të Vjetër në...

Krizë në VLEN Gostivar: Shefi i Shtabit Zgjedhor, Fisnik Ristemi, jep dorëheqje – Lista e këshilltarëve, shkak përçarjeje

Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN në Gostivar përballet me krizë të brendshme: Shefi i shtabit zgjedhor, Fisnik Ristemi, ka dhënë dorëheqje nga...

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu