Mijëra palestinezë falën Bajramin në Jerusalem, pavarësisht okupimit

Mijëra palestinezë falën namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Lutjet në xhaminë Al-Aqsa kanë qenë relativisht të heshtura këtë vit mes luftës së Izraelit kundër Gazës dhe ushtarëve izraelitë që kontrollojnë dokumentet e identifikimit të besimtarëve.

Xhamia Al-Aqsa është një nga vendet më të shenjta në botë për myslimanët.

Autoritetet izraelite kanë bllokuar mijëra palestinezë në Bregun Perëndimor që të arrijnë në Al-Aqsa për t’u lutur gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

Vitin e kaluar në të njëjtin vend u mblodhën 120 mijë besimtarë. Edhe atëherë, pjesëtarët e forcave të sigurisë izraelite kanë rrahur me shkopinj disa prej besimtarëve që kanë dashur të hyjnë në xhami.

Konflikte të shpeshta midis Izraelit dhe Palestinës ekzistonin edhe atëherë, por gjithçka u përshkallëzua në tetor të vitit të kaluar kur ushtria izraelite (IDF) filloi luftë në Gaza për shkak të sulmeve të Hamasit ndaj civilëve izraelitë në një festival. Që atëherë, ka pasur luftë dhe vrasje të palestinezëve, shumë prej të cilëve janë fëmijë.

Negociatat e fundit për armëpushim u mbajtën këtë javë, por nuk u arrit marrëveshje as për Bajramin. Gaza qendrore u bombardua gjatë natës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu