Huliganët e Buduqnostit i fyen sërish shqiptarët, por klubi shqiptar po shkon drejt titullit në Mal të Zi

Tifo-grupi “Varvari” (Barbarët), që e përkrah Buduqnostin e Podgoricës, edhe një herë i ka fyer shqiptarët. Ky grup i përbërë nga huliganë të shumtë, ka kohë që shpreh qëndrim antishqiptar. Provokime të rënda kishte bërë disa vjet më parë, kur Buduqnosti kishte luajtur me Llapin në kuadër të garave evropiane. Kosovën e kishte quajtur tokë serbe, ndërsa përmes një koreografie të shpalosur në Podgoricë i kishte fyer rëndë shqiptarët.

Të martën mbrëma Buduqnosti ishte mysafir i Deçiqit, klubit shqiptar nga Tuzi. Ndeshja përfundoi 1:1 dhe kështu Deçiqi mbajti epërsinë prej tri pikësh ndaj Buduqnostit në krye të tabelës, shtatë xhiro para fundit. Gjasat janë të mëdha që Deçiqi në fund të shpallet kampion, që do të ishte sukses historik.

Ndeshja ishte ndërprerë për 55 minuta për shkak se huliganët e Buduqnostit kanë hedhur gjësende në fushën e lojës. Por edhe kanë bërë fyerje ndaj shqiptarëve. Në një video të publikuar të mërkurën, kjo kuptohet qartë.

Vetëm pas largimit të huliganëve nga stadiumi, ndeshja vazhdoi.

Ndërkohë policia e Malit të Zi ka nisur hetimet. Drejtoria e Policisë së Malit të Zi njoftoi të mërkurën se ka njoftuar Prokurorinë e Lartë të Shtetit për ngjarjet në stadiumin “DG Arena”.

“Me urdhër të prokurorit, zyrtarët e Departamentit të Sigurisë në Podgoricë po ndërmarrin masa dhe veprime me qëllim të identifikimit të personave, mbledhjes së informacioneve dhe vërtetimit të të gjitha rrethanave dhe fakteve”, thuhet në një komunikatë të policisë.

Deçiqi ende nuk mund të luajë në Tuz për shkak të rindërtimit të stadiumit. Ndeshjen me Buduqnostin e organizoi në një vend tjetër. Në stadium ishin 1150 shikues. 150 ishin të grupit “Varvari”. Ndeshja u ndërpre në minutën e 22-të.

“Gjatë ndërprerjes ky grup ka brohoritur parulla ofenduese që nxisin intolerancën. Ndeshja vazhdoi pas 55 minutash, pasi grupi në fjalë është larguar”, ka njoftuar policia, duke pranuar se kishte fyerje ndaj shqiptarëve, ndonëse ato nuk janë përmendur.

Drejtor sportiv i Deçiqit është Fatos Beqiraj, ish-sulmuesi i njohur. Deçiqin e udhëheq presidenti Pal Dreshaj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

Mbi 99% e votave të numëruara, ky është rezultati i zgjedhjeve në Kosovë

KQZ ka publikuar rezultatin e 99,45% të votave të numërua nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, përcjell in7.tv. Sipas tyre, Vetëvendosje ka 49,28% ose...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu