Osmani: Zotohem për shtet të barabartë për të gjithë

Kandidati për president i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, zotohet për shtet të barabartë për të gjithë, ku përkundër pushtetit të kufizuar, si President i ardhshëm do të bëhet autoritet që do të bashkojë narrativat e ndryshme politike dhe etnike dhe një avokat aktiv i të drejtave të qytetarëve, në luftë kundër çdo forme diskriminimi.

Në debatin publik për shënimin e 8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Osmani theksoi se qëllimi i Frontit Europian është që Marrëveshja Kornizë e Ohrit të kthehet në lëvizje politike.

Ish-anëtarja e grupit ‘Hana Band’ rikthehet me një baladë fantastikeProjekti i ri “Telegrafi Local News” – bashkohuni me ekipin e lajmeve lokalePo transformohet Pallati i Rinisë, më shumë opsione për sportistët kosovarë“Bojkotoni qumështin serb”, blegtorët shqiptarë në protestë për çmimet e ul…Historia socio-ekonomike e Kosovës në shekullin XVIII
“Duke përkujtuar këtë ditë, qëndroj para jush, jo vetëm si kandidat për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, por si avokat i përkushtuar për krijimin e një shteti të barabartë, me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët”, tha mes tjerash kandidati për njeriun e parë të shtetit, duke shpjeguar se ndryshimi midis një shoqërie për të gjithë dhe një shoqërie të barabartë për të gjithë është se në konceptin e parë do të dominojnë shumica, ndërsa në të dytin, pavarësisht nga numri i anëtarëve të një etnie të caktuar, të gjithë janë të barabartë në të drejta dhe privilegje.

Osmani e përshkroi situatën në të cilën ndodhen romët dhe prezantoi zgjidhje konkrete për përmirësimin e pozitës së tyre, duke përfshirë angazhimin e një këshilltari kryesor në zyrën e presidentit për çështjet rome, krijimin e mekanizmave për qasjen e romëve në shërbimet shëndetësore me fokus në shëndetin parandalues, arsimi i detyrueshëm parashkollor në mënyrë që shteti të sigurojë kopshte të mjaftueshme, prezantimi i një programi për aftësimin profesional të romëve për të fituar aftësi përkatëse me tregun e punës për të ulur papunësinë etj.

“Kjo ditë është një ditë kur nuk duhet të zbusim pikëpamjet tona, këtu duhet të tregojmë realitetin. Romët kanë jetëgjatësi më të shkurtër se komunitetet e tjera etnike. Romët kanë vdekshmëri më të lartë të foshnjeve. Romët kanë shumë më tepër sëmundje kronike sesa komunitetet e tjera etnike. Dhe kjo nuk është gjenetikë. Këto janë vetëm kushte të krijuara nga shteti për qasje në kujdesin parandalues, shërbimet shëndetësore. Kjo duhet të konstatohet. Romët janë të diskriminuar”, tha Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kryediplomati turk i mbledh në Stamboll ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor; flasin për paqe dhe projekte- Gërvalla mungon

Kryediplomati turk i mledh në Stamboll ministrat e Jashtëm të vendeve të BP, flasin për paqe e projekte – Gërvalla mungon Ministri i Punëve të...

DW: Kosova hyn në paqartësi juridike për institucionet

DW: Kosova hyn në paqartësi juridike për institucionet Pas përfundimit të afatit që Gjykata Kushtetuese u kishte dhënë deputetëve që të konstituonin Kuvendin e Kosovës,...

Selimi: Mickoski, një kopje e keqe e Vuçiqit – Serbia e rikthen ndikimin përmes Kishës dhe investimeve

Në një intervistë për Euronews Albania, analisti politik Sefer Selimi ngriti shqetësime serioze mbi mënyrën se si Serbia, përmes formave të ndryshme të ndikimit...

BDI: Kalaja e Shkupit nuk është lodër për projekte me sfond etnik dhe politik

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin lidhur me projektin e paralajmëruar për ndërtimin e objekteve të reja në hapësirën e Kalasë së Shkupit, të...

PR-i i VLEN-it, me metodat e Grubit, monton edhe “deklaratat” e kundërshtarëve politikë!

Koalicioni qeveritar VLEN, që pretendon të sjellë "ndryshim" dhe "vlera të reja", po tregohet çdo ditë e më shumë si një kopje e përkeqësuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu