“Ndërroi jetë vëllai, bashkëshortja u diagnostikua me sëmundje”/ Muhamed Zekiri kërkon lirimin e tij, thotë se për këtë ka argumente

-Mendoj se të gjitha argumentet që i kemi theksuar unë dhe mbrojtja ime, janë bazë reale që të sillni vendim të vetëm dhe të drejtë për lirimin tim nga akuza, tha sot mes tjerash në gjykatë Muhamed Zekiri, ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, i cili akuzohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, përcjell TV21. Zekiri para trupit gjykues theksoi se ka përjetuar momente të vështira, pasi vëllai i tij ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshortja e tij është diagnostikuar me sëmundje të rëndë. Si rrjedhojë Zekiri tha pas akuzës, për 593 ditë ka qenë i stigmatizuar në opinion, ndërsa nuk ka pasur mundësi që të realizojë të ardhura për kujdesin ndaj familjes.

Me aktvendimin lirues, vlerësoj se gjykata do t’i jep fund agonisë dhe vuajtjeve të mija, por edhe të anëtarëve të familjes sime, të cilët 593 ditë jetojnë jetë nën hije të rëndë, si dëm kolateral i këtij procesi të akuzës. Në fillim të vitit, papritmas ndërroi jetë vëllai im më i ri, i cili prapa tij la 3 fëmijë të mitur, ndërsa më pas bashkëshortes time, ashtu siç është dokumentuar në gjykatë, u diagnostikua me sëmundje të rëndë. Mjekimi i saj zgjat tashmë 9 muaj, ende nuk ka përfunduar dhe nuk e dimë se si do të përfundojë. 593 ditë pasi jam stigmatizuar në opinion, nuk kam pasur mundësi të realizoj të ardhura për kujdes dhe ndihmë ndaj 4 fëmijëve. Tre të mijtë dhe një nga martesa e kaluar e bashkëshortes, që jeton me ne. Në këtë periudhë, të gjitha detyrimet materiale bien në barrën e prindërve të bashkëshortes, që nga diaspora kanë ardhur në Shkup për ta marrë kujdesin e plotë për ne”, tha mes tjerash Zekiri./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sami Lushtaku: I them Albin Kurtit, lidhi këto kudra

Sami Lushtaku, kryetari i Skenderajt ka folur rreth deklaratës së tij rreth Adriana Matoshit ku u pyet se a e ka ndryshuar mendimin. “Jo valla...

Pendarovski: Zëvendëskryeministri nuk e fsheh se punon për “botën serbe” dhe shprehimisht kundër NATO dhe BE

CIVIL: Deri në ç’masë Serbia përbën kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, rajonit në përgjithësi, dhe gjithashtu në atë kontekst në lidhje...

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award” Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe me ndikim në Ballkanin Perëndimor,...

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që Hashim Thaçi t’i vazhdohet paraburgimi, duke theksuar se bazat ligjore për qëndrimin e tij në qendrat e...

Lirim Memetaj: Çfarë funksioni shtetëror mban Dejona Mihaili që po ruhet nga Policia Speciale?

Në rrjete sociale, Lirim Memetaj ka publikuar një postim të ashpër shoqëruar me fotografi, ku ai akuzon se zyrtarja policore e Njësisë Speciale Operative...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu