Deputetja e parë shqiptare me mbulesë në Kuvendin e Maqedonisë?

Koalicioni opozitar VLEN ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë. Ajo që vihet re në njësinë zgjedhore numër 6, nga rradhët e AlternAtivës në listë për deputete, e 8-ta me rradhë figuron edhe Imerlije Saliu nga Gostivari, shkruan 3-shi.net. E njëjta me shumë mundësi mund të jetë deputetja e parë me mbulesë në historinë e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

“Të nderuar bashkëvendas të mi, vëllezër dhe motra, miq, shokë familjarë, mbështetës dhe aktivistë politikë,
Ndjehem e nderuar t’ju informoj që me propozimin e kryetarit të AlternAtivës z.Afrim Gashi dhe mbështetjen e kryesisë së AAA, zyrtarisht do të jem kandidate për deputete e teta në listën e koalicionit VLEN për zonën e gjashtë zgjedhore.

Duke falenderuar kryetarin Gashi për besimin e dhënë ndaj meje, besoj që mbështetja juaj në këto zgjedhje do të jetë forca ime që të jem zëri juaj për të ardhmen e këtij vendi.
8-Maji le të jetë dita kur do të vulosim ndryshimin!”,ka shkruar Imerlije Saliu.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Trump ka plan për armëpushimin”, Macron paralajmëron: Rrëzimi i regjimit në Teheran do të ishte gabim strategjik

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një ofertë për armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, dhe ka paralajmëruar...

Bela: Mexhiti sërish gënjeu! Ligji iri për përfaqësim adekuat nuk do të ketë grafë etnike

Politikologu, Valon Bela përmes një video postimi në profilin e tij në FB ka alarmuar se zëvendëskryemiistri Izet Mexhiti po mashtron shqiptarët duke theksuar...

PAMJET / Bazës nëntokësore në Teheran i del tymi, Irani mesazh Trumpit: Izraeli të ndalojë

Irani i ka kërkuar Donald Trumpit nëpërmjet ndërmjetësve që të ushtrojë presion mbi Izraelin që të bjerë dakord për një armëpushim me Teheranin, raporton...

Në vend të kontrollorëve ajror, për çdo drejtor M-NAV do të punësojë këshilltarë dhe punonjës me shkollë të mesme me pagë fillestare prej 1.000...

Pasi mori miratimin nga Ministria e Financave, të premten më 13 qershor M-NAV- Shoqëria Aksionare në Pronësi Shtetërore për Menaxhimin e Trafikut Ajror dhe...

Turqi: Pretendimi se “ vajza e Presidentit tonë Erdogan, është gëzuar për vdekjen e gjeneralëve që humbën jetën në sulmin e Izraelit ndaj Iranit”...

Pretendimi se “zonja Esra Albayrak, vajza e Presidentit tonë Recep Tayyip Erdoğan, është gëzuar për vdekjen e gjeneralëve që humbën jetën në sulmin e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu