A ka mjaltë që ndihmon për të fituar zgjedhjet? “Mjalti i shëron të gjitha sëmundjet por jo edhe politikën”

Pikërisht në ditën kur filloi fushata zgjedhore, kanë nisur edhe ditët e mjaltit. Meqë e dimë se mjalti ka veti shëruese, dolëm të pyesim kultivuesit e mjaltit nëse ka edhe mjaltë për të fituat zgjedhjet.

-A mundet ku mjaltë të ndihmojë për të fituar zgjedhjet, a keni mjaltë të tillë?
-Për atë nuk mund të garantojë, jo. Po se është ilaç dhe shëron të gjitha sëmundjet por politikën nuk e shëron.
-Mirëdita, po shoh se ka shumë lloje të mjaltit këtu, por a keni mjaltë për të fituar zgjedhjet?
-Ah kjo asht pyetje delikate, vetëm nëse i partizojmë bletët.

-A ekziston diçka e tillë?
-Tek bletët nuk ekziston sepse bletët kanë një rregull universal, ato kanë rregull dhe disiplinë që te njeriu për fat të keq nuk ekziston.

-“Për të fituar zgjedhjet, pyetje e rand, të ju them të drejtën, mjaltë i tillë vështirë të gjindet”.
-“Ata le të vijnë vetëm edhe do t’i shërbejmë siç duhet sepse në fitore arrihet vetëm me mjaltë të mirë”.

-“Au diçka të atillë nuk kemi, nuk ka, për të fituar zgjedhjet duhet këtu të vijnë të përzihen me njerëz, të jetë populli i kënaqur, nuk ka formulë për të fituar zgjedhjet”.
-“Sigurisht nuk do t’u shërbejë, por atyre vetëm që humbin për t’ia zbutur pak disfatën”.
Dhe më në fund gjetëm një tendë ku shitej mjaltë për fitore, e i njëjti është vetëm 600 denarë.

-A ka mjaltë për të fituat zgjedhjet?
-Sigurisht që ka…
-Domethënë gjetëm më në fund mjaltë për fitore.

-Po këtu kemi mjaltë të zi, më të ndritshëm, po mjaltë më i fortë është ky, këtë e rekomandoj për fitore.
-E gjetëm mjaltin për të fituar zgjedhjet.
-Po mjaltë pyjor.

-A është i shtrenjtë?
-Jo, çmim mesatar, 600 denarë?

-Ua rekomandon kandidatëve për president?
-Të gjitha kandidatëve, nëse e hani këtë mjaltë do të fitoni me siguri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu