Demiri: Nënshkruhet marrëveshje dyvjeçare për bashkëpunim me OBSH-në

Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, bashkë me Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH-së për Evropë sot e nënshkruan marrëveshjen dyvjeçare për bashkëpunim mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për periudhën 2024 – 2025, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Demiri potencoi se OBSH është partnere e përhershme e MSH-së në angazhimet për avancim të kapaciteteve në sistemin tonë shëndetësor.

“Tregues për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe të suksesshëm janë projektet e shumta të realizuara me mbështetje të OBSH-së në institucionet shëndetësore në shtet. Me këtë rast do të doja të shpreh mirënjohje të sinqertë për drejtorin rajonal të OBSH-së, dr, Hans Kluge, për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të fuqizimit të sistemit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme nga zyra e OBSH-së në Shkup në zbatimin e aktiviteteve të shumta“, ka thënë Demiri, qëndron në kumtesë.

Në paraqitjen e tij, ministri theksoi se Maqedonia e Veriut është vend me aspirata drejt Bashkimit Evropian, dhe pikërisht për këtë, nënvizoi, angazhohemi drejt përmbushjes së të gjitha detyrimeve të cilat dalin nga procesi i qasjes drejt BE-së, si dhe përmbushjen e detyrimeve globale dhe rajonale, veçanërisht të qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, programit evropian të OBSH-së për shëndet 2021 – 2025 dhe udhërrëfyesit për Ballkanin Perëndimor.

Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, duke e uruar ministrin për bashkëpunimin e shkëlqyer deri më tani, ka shprehur vendosmëri për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

“Ndërmorën një varg aktivitetesh që t’i fuqizojmë funksionet drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë. Jam shumë krenar për ato aktivitete, sepse janë në interes të përbashkët. Ju falënderoj për mbështetjen gjatë zbatimit me sukses të politikave shëndetësore në mënyrë të qëndrueshme, Maqedonia e Veriut është shembull për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor“, deklaroi Kluge.

Demiri mes tjerash ka theksuar se gjatë muajit të kaluar që kur është emëruar në pozitën ministër i Shëndetësisë, një nga prioritetet e tij kryesore është pikërisht mbajtja në vazhdimësi në zbatimin e këtyre aktiviteteve.

Duke e nënshkruar marrëveshjen dyvjeçare për bashkëpunim, ministri Demiri dhe drejtori rajonal Kluge, u falënderuan për punën me sukses edhe të kolegëve të OBSH-së në Shkup, të udhëhequr nga Ane Johansen, përfaqësuese speciale e OBSH-së për Maqedoninë e Veriut.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

PR-i i VLEN-it, me metodat e Grubit, monton edhe “deklaratat” e kundërshtarëve politikë!

Koalicioni qeveritar VLEN, që pretendon të sjellë "ndryshim" dhe "vlera të reja", po tregohet çdo ditë e më shumë si një kopje e përkeqësuar...

Në mengenen e pushtetit!

Ky është Arben trimi që erdhi nga Belgjika për t'i "shitur mend" komitëve të Mickos në qeverinë e koalicionit, me përvojën belge të funksionimit...

Rikthehet projekti për falsifikimin e historisë në Kalanë e Shkupit, VLEN miraton në heshtje

Rikthehet projekti për falsifikimin e historisë në Kalanë e Shkupit, VLEN miraton në heshtje Për një vit VMRO-DPMNE po rikthen të gjitha projektet nacionaliste dhe...

Deputeti i VV-së, Avni Dehari, mbështet Lëvizjen Arbëria – lëvizjen e re politike në Maqedoninë e Veriut

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Avni Dehari, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Lëvizjen Arbëria, lëvizjen e re politike shqiptare...

Shaholli: Përqafimi i Bilit me Gordanën!

Presidentja e "državës Severna" Gordana Siljanovska, dje vizituar komunën e Tetovës sipas agjendës të parapërcaktuar apo te rastësishme, ku përmes incizimeve video të transmetuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu