Kovaçevski: Nuk jam i kënaqur nga disa funksionarë të BDI-së

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovçaevski ka deklaruar se nuk është i kënaqur nga disa funksionarë të BDI-së dhe ka përmendur Artan Grubin.

Kovaçevski në duelin televiziv me Hristijan Mickoskin në “Kanal 5”, deklaroi se kur Grubi luajti futboll në kabinetin e tij në Qeveri, qytetarët menduan se funksionarët nuk punojnë asgjë.

“Konsideroj se BDI nuk sillej në mënyrën që duhej, gjegjësisht funksionarë të caktuar në Qeveri. Por, duhet të them se disa përfaqësues të asaj partie punuan pa ndalë për masat antikrizë. Nuk mund të them se Fatmir Besimi nuk ka punuar natë e ditë me Bytyqin dhe me Trençevskën në masat antikrizë.

Por, nga ana tjetër, kur Artan Grubi luajti futboll në zyrë, atëherë populli mendoi se ata asgjë nuk bëjnë. Gjithashtu dua të potencoj se jam i kënaqur nga ministri Azir Aliu. Bëhet fjalë për profesionist të lartë, i cili i ka përgatitur reformat ligjore në administratën publike të cilat janë dorëzuar në Kuvend”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski gjithashtu tha se presidenti Stevo Pendarovski ka kapacitet për të fituar.

“Në LSDM jemi të bindur se do ta fitojmë besimin e qytetarëve për të formuar qeverinë e ardhshme pro-evropiane të Maqedonisë dhe Stevo Pendarovski do të rizgjidhet president i vendit, sepse kemi vizion shumë të qartë dhe një plan shumë i qartë për të ardhmen evropiane të vendit, i cili bazohet në vendime të guximshme dhe një vizion të qartë dhe një plan të qartë se si të bëhet”, tha Kovaçevski i pyetur nga gazetari se çfarë presidenti i duhet vendit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kete vit nuk do te kete Big Brother Vip Albania? Ish banorja ben deklaraten e papritur

Vetem pak muaj me pare perfundoi Big Brother Vip Albania 4 por fansat e programit pyesin cdo dite se kur do te nise Big...

Një grua në SHBA vodhi veturën nga qendra e rehabilitimit, policia nuk mundi ta kapte deri në Meksikë

Një grua që kishte qëndruar në një shtëpi për gra që janë rehabilituar nga varwsia e alkoolit në Kaliforni, vodhi një minifurgon dhe u...

Pronari i një rrjetit të fas food-it në Shkup i dhuron makinë punonjësit besnik: Më qëndroi pranë kur ishte më e vështira

Mishe, pronari i rrjetit të njohur të fast food-it Baking Bread nga Shkupi, ka bërë një gjest të rrallë për vendin tonë — i...

Presidenti i Sirisë paralajmëron Izraelin: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale

Gjatë vizitës historike në Shtëpinë e Bardhë më 10 nëntor, e para për një president sirian, Ahmad el-Chareh dha një intervistë për Washington Post,...

Trump pyet presidentin sirian: Sa gra ke?

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump priti presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë të hënën, një takim që dikur do të dukej i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu