Grubi: Me Albin Kurtin njihemi që shumë vite, ndërhyrjet e VV-së në RMV nuk kanë pasur kurrë sukses!

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi i ftuar në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në Tv Klan Macedonia, tha se këto zgjedhje presidenciale dhe parlamentare i fiton Bashkimi Demokratik për Integrim.

Grubi në pyetjet e gazetarëve për përzierjen e kryeministit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet në RMV, u përgjigj se ndërhyrje të tilla ka pasur dhe më herët mirëpo pa sukses.

“Të gjithë zhvillimet i ndjej si të miat, jo vetëm unë por të gjithë shqiptarët në Maqedoni, ndaj dje dhe qyteti i Prizrenit e shpalli z.Ali Ahmeti dhe qytetar nderi. Unë me kryeministrin Kurti njihem që shumë vite, kur bashkëpunimin me organizata të ndryshme, unë aso kohe isha në “Zgjohu”. Kurti ka pasur ndërhyrje në Maqedoni dhe Shqipëri që nga viti 2005-2006, ai mori pjesë drejtpërdrejtë në zgjedhjet e kaluara, mbanin fjalime në tubimet e opozitës. Në zgjedhje presidenciale z.Kurti mbështeti dhe z.Blerim Reka mirëpo nuk arriti sukses, pra aso kohë ne as nuk kishim kandidat sepse promovuam idenë e konsesualitetit. Sipas të gjitha sondazheve BDI fiton, pavarësisht se çka thonë opozita, tashmë e kanë Bekim Qokun mirëpo i njejti ka kaluar nga PDSH e ASH tanimë në VV. Ali Ahmeti neve na ka mësuar të mbajmë raporte ndër institucionale për projekte ndërshtetërore me cilindo politikan fqinj, pa ndasi dhe pa dallime”, deklaroi Grubi. /TvKlan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu