Zgjedhjet e dyfishta do ti kushtojnë shtetit mbi 10 milionë euro

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), sot në Shkup kanë organizuar panel diskutim i ashuquajtur “Reklamimi politik dhe integriteti i zgjedhjeve”.

Drejtori i Agjencisë së mediave , Zoran Trajçevski, tha se reklamimi politik rregullohet me kodin zgjedhorë dhe përcaktimin e mjeteve dhe kohës. Ai tha se qendrojnë dy aspkete të rëndësishme, mjete, kohë dhe parti. Trajçevski theksoi se këto zgjedhje të dyfishta pritet shtetit ti kushtojnë më shumë se 10 milion euro.

ZORAN TRAJÇEVSKI,KRYETAR I AGJENCISË PËR SHËRBIME MEDIATIKE AUDIO DHE AUDIOVIZUELE
“Sa i përket mjeteve, nga viti 2019 reklamimi i paguar politik, i publikuar nga radiodofuzerët, mediat e shtypura dhe mediat online, financohen nga parat e qytetarëve të Maqedonisë nga buxheti i shtetit. Siç dihet edhe për opinionin, këtë vit për reklamimin e paguar politik për zgjedhejt presidenciale dhe parlamentare, parashihet që shteti do të shpenzojë më shumë se 10 milion euro. Këto mjete 90 përqindë do ti takojnë katër partive politke, dy parti më të mëdha të pozitës dhe dy më të madha të opozitës, që në zgjedhjet e fundit parlamenare kanë marrë më shumë vota”.

Ndërkaq, nënkryetarja e Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve, Ditmire Shehu, deklaroi se burimet për financimin e partive politike gjatë punës së tyre të rregullt, janë pubike dhe private.

DITMIRE SHEHU,NËNKRYETARE E KOMISIONIT SHTETËRORË ZGJEDHOR
“Burimet publike për financimet e partive politike janë mjete të cilat janë të siguruara nga buxheti i Maqedonisë së Veriut, dhe atë 0,15 përqind nga shuma e përgjithshme e të ardhurave burimore të buxhetit. Mjetet ndahen në këtë mënyrë, 30 përqindë të mjeteve nga vlera e përgjithshme, të cilat janë të siguruarë nga buxheti shpërndahen në mënyrë të barabartë, nga të gjithë partitë politike, që kanë fituar të paktën 1 përqindë të numrit të përgjithshëm të votave në zgjedhjet e fundit”.

Në këtë panel diskutim, i pranishëm ishte edhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Mlladen Çadikovski, i cili tha se në kohë të zgjedhjve egzistojnë persona që hapin mbi 10 portale, duke mos e ditur se kush qendron pas tyre, që në këtë mënyrë duke u fshehur dhe manipuluar fitojnë para.
https://youtu.be/TkHwZuy2gDs

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu