Pendarovski: Të kontrollohet pasuria e të gjithë politikanëve, nga vitet e 90-ta e deri tani

Presidenti aktual Stevo Pendarovski, i cili do ta sfidojë vetën të zgjedhet edhe një herë president i shtetit, në konventën që u mbajt mbrëmë në sallën “Boris Trajkovski”, ku u promovua edhe zyrtarishtë kandidatë për Presidentë, ka kërkuar të kontrollohet pasuria e të gjithë politikanëve, jo vetëm për 5 vitet e kaluara, por nga vitet e 90-ta e deri më tani.

Pendarovski në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se edhe një herë po kërkon besimin e qytetarëve, sepse ai tha se pas emrit të tij nuk fshihet asnjë aferë, asnjë rast i korrupsionit, apo tenderë të manipuluar.

STEVO PEDAROVSKI, PRESIDENT I SHTETIT
“Unë shoh që edhe opozita paralajmëron veting të politikanëve, ata kërkojnë që organet kompetente të hetojnë nëse ndonjëri prej nesh ka rritur në mënyrë disproporcionale pronën e tij. Unë e mbështes këtë propozim dhe shtoj edhe një paragraf, le të kontrollojmë pronën tonë dhe të njerëzve tanë të afërt jo vetëm në 5 vitet e fundit, por nga vitet ’90 e deri më tani. Të shohim kush do ta kalojë këtë test”.

Ndërkaq, kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij, në konventën për promovimin e programit të kandidatit për president Stevo Pendarovski, tha se fitorja fillon këtu dhe se sot fitorja fillon me presidentin, Stevo Pendarovski. Kovaçevski shtoi se Pendarovski është president progresiv, beson në një Maqedoni progresive dhe nuk heq dorë nga e ardhmja evropiane.

DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYETAR I LSDM-së
“Ne nuk heqim dorë nga e ardhmja! Ne treguam guxim. Ne treguam se kemi një plan. Ne kemi treguar se çfarë do të thotë lidership. Liderët janë pikërisht ata, njerëz me vizion dhe njerëz që nuk dorëzohen. Nuk u dorëzuam sepse jemi në anën e duhur”.

Ai përkujtoi se në kohën kur hapeshin negociatat me BE-në, Pendarovski përkrahu lidershipin e tij dhe vendimet reale, burrështetas për të ardhmen e vendit. Ndryshe, nga nesër fillon fushata parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale, ku në këtë garë do të marrin pjesë 7 kandidatë.
https://youtu.be/duNv5FZU8OM

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Faton Peci shpërthen pas fyerjeve në ‘Debat Plus’: Kallëzim penal ndaj Ekrem Llukës, Lirim Mehmetajt dhe Ermal Pandurit

Faton Peci paralajmëron kallëzim penal ndaj pronarit të RTV Dukagjini, Ekrem Lluka, gazetarit Lirim Mehmetaj dhe drejtuesit të emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, pas...

Kete vit nuk do te kete Big Brother Vip Albania? Ish banorja ben deklaraten e papritur

Vetem pak muaj me pare perfundoi Big Brother Vip Albania 4 por fansat e programit pyesin cdo dite se kur do te nise Big...

Një grua në SHBA vodhi veturën nga qendra e rehabilitimit, policia nuk mundi ta kapte deri në Meksikë

Një grua që kishte qëndruar në një shtëpi për gra që janë rehabilituar nga varwsia e alkoolit në Kaliforni, vodhi një minifurgon dhe u...

Pronari i një rrjetit të fas food-it në Shkup i dhuron makinë punonjësit besnik: Më qëndroi pranë kur ishte më e vështira

Mishe, pronari i rrjetit të njohur të fast food-it Baking Bread nga Shkupi, ka bërë një gjest të rrallë për vendin tonë — i...

Presidenti i Sirisë paralajmëron Izraelin: Asnjë tërheqje e trupave pa marrëveshje finale

Gjatë vizitës historike në Shtëpinë e Bardhë më 10 nëntor, e para për një president sirian, Ahmad el-Chareh dha një intervistë për Washington Post,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu