Hoda: BDI nuk mund të thirret më në ekskluzivitetin e votës shqiptare dhe UÇK-në

Analisti dhe ish-pjesëtari i UÇK-së Besim Hoda është shprehur se BDI më nuk mund të thirret në ekskluzivitetin e votës shqiptare dhe UÇK-në, përcjell agjencia e lajmeve INA.

“Ajo që dua të cek është një risi, atë që njëherë e bëri Lëvizja Besa në vitin 2016 që ju bashkua LSDM-së,tani kemi një strukturë që ka qenë 22 vite në pushtet, BDI, e cila po i kalon caqet e përfaqësimit shqiptar. Ajo tani ka kaluar në caqet e bashkimit të të gjitha pakicave kombëtare, për shkak automatikisht me preambulën e ndryshuar të Maqedonisë pas Marrëveshjes së Ohrit, të gjithë këto struktura që sot po bashkohen me njëra tjetrën, janë pjesë e pakicave kombëtare. Fatkeqësisht, besoj se është një gabim strategjik i BDI në vijën që po ndjek, ndoshta nga paniku i frikës së humbjes.Mirëpo sot, apo pas këtyre zgjedhjeve BDI nuk do të jetë ajo që do të ketë ekskluzivitetin e votës shqiptare, për shkak se do ketë vota edhe nga pakicat tjera që janë dhe opozitës i është lënë hapur përfaqësimi i votës shqiptare meqë deri tani në strukturën e saj nuk dojnë parti nga pakicat. Jo që kjo është ndonjë gabim, por BDI ka bërë një hap më të largët tani, duke mos patur të drejtën e thirrjes, në atë që thirreb shumë shpeshë UÇK-në, që gjithmonë e kanë bërë vetëm gjatë fushatave elektorale”, është shprehur Hoda në debatin politik të Klan Tv.

Ai ka adresuar edhe kritika për opozitën shqiptare, duke theksuar se shumë parti opozitare ka qenë pjesë e pushtetit dhe sa herë u është hapur dera kanë hyrë në qeveri. (INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Filmi për Kosovën: De Niro paguhet 1 milion dollarë për një ditë, edhe ujin e do special nga Amerika

Aktori hollivudian Robert De Niro ka konfirmuar se do të jetë pjesë e kastit të filmit i cili do të xhirohet për luftën në...

Gjykata Kushtetuese njofton afate për shqyrtimin e Ligjit për Gjuhët

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, komentoi raportin e fundit të Komisionit Evropian, duke shprehur shqetësim për situatën e gjatë “status quo” në sistemin...

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

I dërguari i SHBA-së për Kosovën gjatë kohës së luftës, Christopher Hill, ka folur për procesin e Rambujesë dhe raportet që kishte me ish-presidentin...

Fletëvotimi në Mitrovicë “teleportohet” nga Bare tek “Tuneli i Parë” – i kalon 9 kilometra, 7 fshatra

Dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë të Jugut sa vazhdojnë të rriten. Zyrtari i PDK-së, Adil Behramaj ka publikuar faktin e fundit, transmeton lajmi.net. Një...

Burri i Albulena Haxhiut “kërcënon” Sami Lushtakun: Në Skënderaj së shpejti ka me përjetu fundin e vet politik

Alban Krasniqi, burri i Albulena Haxhiut me një gjuhë të ulët është kapur me PDK, dhe Sami Lushtakun, raporton Periskopi. Ai në një postim në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu