Vazhdon hetimi nga policia për personat qe kryen sulmin në Haraçinë

Ministria e Punëve të Brendshme është ende në kërkim të sulmuesit që plagosi dy persona në Haraçinë, ndërsa në shënjestër kishte kryetarin e kësaj komune, Ridvan Ibrahimi. Sipas policisë, në koordinim të vazhdueshmë me Prokurorinë Publike, e cila jep udhëzime, janë duke punuar për gjetjen e autorit të krimit dhe zbardhjen e plotë të rastit. Gjithashtu ende nuk dihet se cili ka qenë motivi për sulmin e djeshëm në Haraçinë.

Ministria e Punëve të Brendshme
“Ministria e Punëve të Brendshme po punon për idenitifkimin e kryerjes së autorit të veprës penale. Prokuroria në vazhdimësi jep udhëzime dhe urdhëra”.

Ndërkaq, Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut ( BNJVL) ka dënuar ashpër sulmin e armatosur ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës. Ata thonë se kjo nuk është hera e parë në vendin tonë që sulmohet jeta e një kryetari të komunës, pikërisht gjatë kryerjes të detyrës së tij të punës. Ata gjithashtu kanë kërkuar që të zbardhet rasti nga institucionet kompetente.

BASHKËSIA E NJËSIVE TË VETËQEVERISJES LOKALE

“Dënojmë ashpër këtë praktikë të dhunshme të shprehjes së pakënaqësisë për punën e kryetarit të komunës dhe kërkojmë që të na lejohet të ushtrojme kompetencat tona përmes procedurave dhe proceseve institucionale. Gjithashtu. Kërkojmë nga institucionet kompetente që të marrin të gjitha masat e nevojshme për ndriçimin e rastit në mënyrë që kjo të mos përsëritet më”.

Gjatë ditës së djeshme pas orës 13 në mesdite, përderisa kryetari i komuës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, së bashku me dy bashkëpunorët e tij po kryenin inspektime rrugore, një person i armatosur me kallashnikov ka gjuajtur në drejtim të kryetarit, por ka plagosur dy te tjerë që ishin në vendgjarje.

Vendi i ngjarjes menjëherë është rrethur nga policë të shumtë, por nuk kanë mundur ta kapin sulmuesin. Banorët e Haraçinës thonin se kanë ndëgjuar një seri të shtënave me armë, me çka ka krijuar panik tek banorët e fshatit.

Prokuroria Publike, para disa mujash ka njoftuar se dy persona të moshës 35 dhe 42 vjeç, në mënyrë të vazhdueshme kanë kërcënuar kryetarin e komunës përmes telefonit, ndërsa pasi Ridvan Ibrahimi i ka denoncuar në polici, të njëjtit kanë vazhduar me kërcënime serioze përmes mesazheve në Viber se do ta sulmojnë atë. Por, nuk dihet në qoftë se rasti i djeshëm ka të bëjë me atë që ka ndodhur disa muaj më parë.
https://youtu.be/NRMxmgDCxs8

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

Transparenca mbetet vetëm premtim elektoral. Edhe pse Ligji është i qartë dhe afatet janë të përcaktuara, një pjesë e kryetarëve të ri të komunave,...

Tetovë – Gostivar: vetëm një kyçje në Korridorin 8

Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar në kuadër të Korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës. Bëhet...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Go+ Energy Drink Fibau Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu