Ahmeti: Kemi bërë të pamundurën për t’i tejkaluar dallimet mes Ibrahimit dhe Ajvazit, por nuk ka funksionuar

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti e quajti akt kriminal gjuajtjen me armë gjatë ditës së djeshme në Haraçinë, ku mbetën të plagosur dy persona, shoqërues të kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi.

“Është akt kriminal, nuk besoj që ka prapavijë politike, organet e drejtësisë e të hetuesisë të bëjnë punën e vetë që u takon”, tha Ahmeti.

I pyetur për ngatërresat që kanë pasur ish kryetari i komunës Brahim Ajvazi me kryetarin aktual Ridvan Ibrahimi, Ahmeti tha se është bërë e pamundura që këta dy të pajtohen.

“Sigurisht që është biseduar më herët, për t’i tejkaluar sa i takon dallimeve mes z.Ajvazi dhe kryetarit të komunës, por ne kemi bërë të pamundurën, por ja që nuk ka funksionuar e gjithë ajo që e kemi bërë”, theksoi Ahmeti.

Për kryetarin e komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, nuk është hera e parë të përfshihet në një incident të këtillë. Një vit më parë Ibrahimi dhe personeli komunal morën kërcënime me jetë.

“Jo vetëm që mua personalisht si kryetar komune më kërcënojnë por edhe tërë administratën komunale. Andaj, mu për këtë shkak, nga dita e martë prej kur ndodhi edhe incidenti i fundit, deri në ditët në vijim, administrata komunale nuk do të jetë në funksion, për shkak të kërcënimeve që vijnë nga persona të caktuar që shkaktojnë incidente”, pati thënë Ibrahimi më 25 maj 2023.

I gjithë problemi ishte shkaktuar për një pronë tokësore tek e cila është paraparë të ndërtohet një fushë futbolli për klubin futbollistik Shkëndija, ndërsa e njëjta sipas kryetarit, është uzurpuar nga persona të njohur për të dhe organet e rendit.

Atëherë Ibrahimi fajësonte ish kryetarin e Komunës Brahim Ajvazin, por ky i fundit i mohoi akuzat. Ai madje kërkoi që në këtë konflikt të ndërhyjë kryetari i BDI-së që, siç tha të mos vij deri te më e keqja.

“Një apel ia kisha bërë edhe kryetarit të partisë, sidomos Ali Ahmetit, nuk është dashur të na lë që të dalim në mediume për të dhënë deklarata, është dashur të na thirr, të na ulë dhe të na pyes hallet se ku janë e ku nuk janë…dhe nuk është puna që ne jemi prerë e jemi vrarë e nuk mund t’i zgjidhim problemet. Dialogu i zgjidh problemet, por nëse shkon kështu, ndoshta mund të vijë edhe te më e keqja”, pati thënë Brahim Ajvazi më 25 maj 2023.

Por nuk dihet nëse incidenti i djeshëm ka të bëjë me konfliktin e njëjtë. TV21 kontaktoi Ajvazin e ai mohoi të jetë i përfshirë. Tha se deri sa ka ndodhur sulmi ndaj Ibrahimit ai ka qenë në punë.
https://www.facebook.com/share/v/k2oYmMRUSc98iRPS/?mibextid=WC7FNe

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Trump pranon se Izraeli është goditur rëndë nga bombardimet iraniane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë një konference për shtyp që u mbajt sot në Samitin e NATO-s në Hagë, konfirmoi...

“Do të doja një marrëveshje me Putinin”, Trump i vendos ultimatum NATO-s: Rrisni shpenzimet ushtarake në 5%

Donald Trump mbërriti mbrëmjen e djeshme në Hagë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, por deklaratat e tij kryesore i bëri që...

Armëpushimi Izrael-Iran, SHBA do të rihapë sot ambasadën në Jerusalem

Ambasada tha në një deklaratë se Komanda e Frontit të Brendshëm ka hequr të gjitha kufizimet dhe ambasada do të hapet si zakonisht për...

‘Fitore kundër Izraelit’/ Iranianët festojnë në Teheran

Pas lajmit për armëpushim pas gati dy javësh sulmesh të ndërsjella midis Iranit dhe Izraelit, grupe të mëdha u mblodhën në "Sheshin e Revolucionit"...

“Bombardoni Iranin!”/ Trump bën postimin “provokues” në rrjete sociale, publikon avionët luftarakë me kolonë zanore…

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar polemika të mëdha pas publikimit të një videoje 60 sekondëshe në rrjetet sociale, ku shfaqen avionë luftarakë amerikanë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu