Incidenti në Haraçinë, MPB-ja ende nuk ka identifikuar autorin

Më shumë se 24 orë pas sulmit të armatosur në Haraçinë, policia ende nuk e ka identifikuar autorin. Personi I cili qëlloi në drejtim te kreut të komunës Ridvan Ibrahimi, e që plagosi dy persona të tjerë vazhdon të jetë i pakapshëm për autoritetet, edhepse sipas informacioneve të Alsat, ky person është I njohur për policinë, ai është një përsëritës I veprës dhe ndaj tij ka një fletarrest për vrasje dhe vepra të tjera të dhunës.

Nga Prokuroria Themelore Publike, thonë se pasi kanë bërë hetimin në vendgjarje, është dhënë urdhëresa për mbledhjen e gjurmëve dhe ekspertizë, sigurimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë dhe veprime të tjera.

Në ndërkohë gjendja e personave të plagosur është stabile. 21 vjeçari i cili u lëndua më rëndë nga ky sulm është jashtë rrezikut për jetën.

“Pacienti është në rikuperim e sipër, natën e ka kaluar në gjendje stabile, prej mëngjesit është duke u liruar nga respiratori që domethënë pritet që Brenda ditës të kalojë në frymëmarrje spontane. Që vetvetiu domethënë se parametrat vitale të pacientit janë në normalizim e sipër dhe kjo na siguron se rikuperimi do të jetë më I shpejtë. Për momentin nuk presim ndonjë komplikim të hershëm, normalisht ende ka hapësirë për kujdes intensive dhe vigjilencë, shpresojmë që të shkojë gjithçka në rregull”, deklaroi Nexhati Jakupi, Drejtor i klinikës torakale.

Sulmi i armatosur ndaj kreut të Haraçinës Ridvan Ibrahimi ndodhi dje në kohën kur ai po mbikëqyrte punimet në rrugë të fshatit. Autori, ndaloi automjetin e tij në afërsi të vendit ku po zhvilloheshin aktivitete dhe me pushkë automatike “kallashnikov” qëlloi drejt Ibrahimit. Gjatë këtij sulmi u plagosën shoferi i kryetarit dhe një nëpunës I komunës. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Albana Koçiu: Në Tetovë, një takim i veçantë me Ali Ahmetin, mik i vjetër dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër

Ministreja e Punëve të Brendëshme të Shqopërisë, Albana Koçiu përmes një postimi në profilin e saj ka ngritur lartë figurën e liderit të BDI-së,...

Sela braktis AKI-n edhe në Saraj, këshilltari Raufi do të veproj i pavarur

Këshilltari i Selës në komunën e Sarajit Rauf Sulejmani, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin...

Edi Rama pritet nga Patriarku i Jeruzalemit -Teofili III, vlerësohet dialogu ndërfetar dhe dekorohen lidhjet historike

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, u prit të martën në Jerusalem nga Patriarku Teofili III, Patriarku i Jerusalemit, në kuadër të vizitës së tij...

Naim Bajrami: Veprimi im si këshilltar i pavarur është në përputhje të plotë me qëndrimet e ASH-së

Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Naim Bajrami, ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me statusin e tij politik, duke sqaruar se veprimi...

Vagoni që bllokon rrugën drejt Brukselit!

Nga:Medai Shaholli Vagoni i bllokuar dhe i braktisur në Stacionin Hekurudhor në Shkup, ka ngelur si relikt i së kaluarës dhe nuk ecën më mbi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu