Spanja planifikon njohjen e Palestinës

Spanja do ta njohë shtetësinë e Palestinës në korrik të 2024-ës.

Këtë e ka thënë kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, sipas raportimeve që qarkullojnë nëpër disa media në Spanjë, transmeton Reuters.

Agjencia shtetërore e lajmeve EFE dhe gazetat El Pais dhe La Vanguardia cituan Sanchez duke bërë komente jozyrtare për gazetarët të hënën vonë në kryeqytetin jordanez, Aman, në ditën e parë të vizitave në Jordani, Katar dhe Arabinë Saudite, përcjell KlanKosova.tv.

Sanchez ka thënë se pret që Spanja të zgjeronte njohjen për palestinezët deri në korrik, duke shtuar se ai besonte se së shpejti do të kishte një “masë kritike” brenda Bashkimit Evropian për të shtyrë disa shtete anëtare të miratojnë të njëjtin pozicion, sipas EFE.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, bashkë me Rumaninë, Greqinë, Sllovakinë dhe Qipron.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Albana Koçiu: Në Tetovë, një takim i veçantë me Ali Ahmetin, mik i vjetër dhe një zë që gjithmonë e ka Shqipërinë në zemër

Ministreja e Punëve të Brendëshme të Shqopërisë, Albana Koçiu përmes një postimi në profilin e saj ka ngritur lartë figurën e liderit të BDI-së,...

Sela braktis AKI-n edhe në Saraj, këshilltari Raufi do të veproj i pavarur

Këshilltari i Selës në komunën e Sarajit Rauf Sulejmani, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin...

Edi Rama pritet nga Patriarku i Jeruzalemit -Teofili III, vlerësohet dialogu ndërfetar dhe dekorohen lidhjet historike

Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, u prit të martën në Jerusalem nga Patriarku Teofili III, Patriarku i Jerusalemit, në kuadër të vizitës së tij...

Naim Bajrami: Veprimi im si këshilltar i pavarur është në përputhje të plotë me qëndrimet e ASH-së

Këshilltari i Qytetit të Shkupit, Naim Bajrami, ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me statusin e tij politik, duke sqaruar se veprimi...

Vagoni që bllokon rrugën drejt Brukselit!

Nga:Medai Shaholli Vagoni i bllokuar dhe i braktisur në Stacionin Hekurudhor në Shkup, ka ngelur si relikt i së kaluarës dhe nuk ecën më mbi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu