Gjest që nuk do t’i pëlqente Zana Avdiut, Dionis Avdijaj bën skandalin në Austri

Sulmuesi kosovar Dionis Avdijaj ka bërë një gjest të ulët sapo u ndëshkua me karton të kuq në Austri, duke e vendosur dorën te organi gjenital para se t’iu drejtohet tifozëve kundërshtarë.

Avdijaj kishte humbur kontrollin në sfidën Hartverg – Rapid Vienna, ku e tëra dukej se ishte shkaku i rezultat 3:0 që po pësonte skuadra e tij.

Sulmuesi bëri dy faulle brenda 11 minutave, me gjyqtarin që nuk e fali duke i dhënë dy karton të verdhë, ku si pasojë pastaj erdhi i kuqi.

Avdijaj tentoi t’ia ndryshonte vendimin gjyqtarit, ku diskutoi për disa minuta. Më pas erdhi një lojtar kundërshtar dhe kosovari e shtyu menjëherë. Bashkëlojtarët provuan ta qetësonin, por pa sukses. Kësisoj, ai u detyrua ta lërë fushën.

Derisa po shkonte në dhomën e zhveshjes, tifozët kundërshtar po e fishkëllenin gjatë tërë kohës. E sapo mbështetësit nisën të thonë “Mirëupafshim”, Avdijaj humbi kontrollin. Ai ktheu kokën, tha diçka dhe vendosi dorën te organi gjenital, duke shkaktuar skandal në Austri.

https://twitter.com/i/status/1774441517773447307

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SKANDAL: FSSH nuk lejon punësimin e 155 motrave medicinale në spitalin e Tetovës, Azir Aliu hesht! (DOKUMENT)

Fondi i sigurimit shëndetsor të Maqedonisë së Veriut nuk ka lejuar punësimin e 155 motrave medicinale të cilat për një kohë qëndruan në grevë....

Me 84 mijë dollarë hakmarrje: Gruaja në Kinë detyron Louis Vuitton të numërojë çdo kartëmonedhë – pastaj largohet pa blerë asgjë

Një grua në Kinë i dha një kuptim të ri shprehjes “hakmarrje me stil”, pasi u rikthye në dyqanin Louis Vuitton jo për të...

Që nga mosha 15 vjeçe ishte në koma, ndërroi jetë në moshën 36-vjeçare “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, pasi kaloi më shumë se dy dekada në koma pas një...

Mislimi: anketa e rreme ka dalë nga zyra e Lëvizjes BESA, pa lejen dhe miratimin e liderëve të VLEN-it.

Gazetari Rami Mislimi ka zbuluar se kush e ka porositur anketën e VLEN-it, e realizuar gjoja nga IHC por që rezultoi e rreme, njofton...

Kurti dhe Limaj takohen, s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar të shtunën, më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu