Edhe pse partitë politike me kritika të ndërsjella se rivalët politik po dalin me kuadro tashmë të njohur, dhe siç i quajnë, të harxhuar që nuk do të sjellin asgjë të re, megjithatë asnjëra prej tyre nuk doli me persona të rinj të cilët do të udhëhiqnin listat e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare. Që të dy partitë më të mëdha maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE, mbetën në zonën e komforit dhe në terrenin zgjedhor do të garojnë me kandidat që janë të njohur për opinionin, me çka nuk do të rrezikojnë që qytetarët të mos e njohin ofertën e tyre serioze.
Rangjelloviq vlerëson se partitë megjithatë duhet të dalin në terren me oferta të reja, por siç tha është shumë e vështirë që të bëhet kjo për shkak të betejës për vetëpromovim brenda partive.
Por veç ofertës për kuadro, tashmë u pa edhe retorika parazgjedhore e partive. Ndonëse fushata ende nuk ka filluar, të gjithë ofrojnë dhe premtojnë se do të bëjnë gjithçka që është për të mirën e qytetarëve. VMRO-DPMNE ofron ulje të tatimeve, vendosje të tatimeve të sheshta, investime kapitale, LSDM në anën tjetër, rritje të pagave dhe pensioneve, hyrje në Bashkimin Europian.
Rangjelloviq thekson se pas zgjedhjeve, kushdo që të vijë në pushtet, do të duhet të bëjë ndryshime kushtetuese, sepse siç thotë ai, presioni nga ndërkombëtarët do të jetë në rritje dhe ky do të jetë parakushti kryesor për formimin e qeverisë.
https://youtu.be/PzuMCoP6DBY