I pari i partisë, i pari në listë! Thuajse të gjithë krerët e partive do u prijnë listave zgjedhore

Edhe në këto zgjedhje parlamentare, nëpër zona zgjedhore, në lista radhitja bëhet nga kryetari i partisë e të tjerët me radhë. Si te Fronti Europian, ashtu edhe te VLEN, listave zgjedhore do t’u prijnë kryesisht krerët e partive politike. Te Fronti Europian, në zonën gjashtë bartës liste do të jetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, e në zonën 5 do të jetë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Në zonën 1 do të jetë sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti ndërsa në zonën dy Sadulla Duraku që për momentin nuk ka një funksion partiak por vetëm anëtar i këshillit të përgjithshëm.

Edhe te koalicioni opozitar VLEN, krerët e partive politike përpos Arben Taravarit, janë bartës liste nëpër zona zgjedhore. Siç është konfirmuar deri tani, kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti do të jetë bartës liste në zonën 1, kreu i Alternativës Afrim Gashi do t’i prijë zonës 2 ndërsa në zonën 6 listën do ta udhëheqë Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

Por a janë të lartëpërmendurit të duhurit për bartës liste apo janë figura të vjetra politike? Sipas analistit politik Albert Musliu, është shumë normale që krerët e partive politike t’u prijnë listave por për këtë do të vendosin qytetarët në zgjedhje. Shton se fatkeqësisht më shumë kemi liderë politik se sa zona zgjedhore. Megjithatë uron që në këto zgjedhje të mos ketë luftë të nivelit të ulët politik por të dalin me oferta konkrete për qytetarët, me vizion dhe orientim të qartë politik.

“Është normale që liderët politik t’i mbajnë listat në vendet ku është fronti më i madh, dmth ku bëhet lufta. Aty është normale të jenë bartës liderët e partive politike. Por tek ne në këtë cikël zgjedhor ka shumë liderë politik dhe normalisht nuk mund të jenë të gjithë me një njësi zgjedhore kështu që shpërndahen. Unë nuk e kam të drejtën të komentoj liderët njëri pas tjetrit, është e drejtë sovrane e votuesve por besoj se do të kemi një garë shumë interesante. E thash, kemi më shumë liderë në këtë cikël se sa njësi zgjedhore ku realisht shqiptarët garojnë”, tha Albert Musliu, analist.

Nga ana tjetër profesori universitar Bashkim Selmani, thotë se skenës politike duhet t’i ofrohet një freskim në aspekt të energjisë pozitive por shton se në fakt kemi të bëjmë me grupe miqësie të ndërlidhur shpirtërisht dhe financiarisht.

“Kjo na jep të kuptojmë se ne jemi të organizuar në grupe njerëzish që gradualisht janë më tepër grupe miqësie, të ndërlidhur shpirtërisht, materialisht, financiarisht mes vete dhe sikur nuk pranon organizma tjerë nga jashtë. Kjo nuk i bën nderë qoftë partive politike por edhe interesit të përgjithshëm të shqiptarëve. Mirëpo janë përzgjedhje më tepër të liderëve partiak, të cilët kanë besim tek ata njerëz si parti, ndoshta është edhe e qëlluar për interesat partiake. Mirëpo është e nivelit jo freskues në aspektin e energjisë pozitive sepse në politikë, qëndrimi i gjatë të shkrinë, edhe engjëjt i shëndron në dreqër”, pohoi Bashkim Selmani – analist.

Përndryshe Fronti Europian këtë radhë për herë të parë mer pjesë edhe në zonat tre dhe katër meqenëse ka lidhur koalicion me dy parti turke. Në zonën tre bartës do të jetë Sulejman Baki ndërsa në zonën katër Enver Husein. Risi te koalicioni VLEN është se në zonën pesë bartës liste pritet të jetë ish myftiu i Strugës, Salim Sulejmani.
https://youtu.be/Z2MM5Z4tMvQ

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

Transparenca mbetet vetëm premtim elektoral. Edhe pse Ligji është i qartë dhe afatet janë të përcaktuara, një pjesë e kryetarëve të ri të komunave,...

Tetovë – Gostivar: vetëm një kyçje në Korridorin 8

Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar në kuadër të Korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës. Bëhet...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Go+ Energy Drink Fibau Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu