Nga Shkupi në Meke, me biçikletë

Dy çiklistë nga Ballkani kanë nisur sot udhëtimin sfidues “Skopje to Mekkah 2024”, nga Shkupi në Mekë me biçikletë, duke synuar të përmbushin kushtin e pestë të Islamit, Haxhin.

Bëhet fjalë për 57-vjeçarin Qamuran Hirda nga Shkupi dhe 60-vjeçarin Adem Aljiq nga Graçanica, Bosnje e Hercegovinë.

Hirda, një alpinist dhe çiklist, shprehet se përkundër faktit që për shumë vite është aktiv në çiklizëm, i është dashur një përgatitje më specifike për këtë udhëtim, si psikike, fizike ashtu edhe financiare.

Ai rikujton se më herët kanë ndërmarrë udhëtime të ngjashme me biçikleta nga Ballkani për të nderuar dëshmorët e Çanakkale-s, por thekson se shkuarja në Haxh me biçikletë është një sfidë shumë më e madhe.

“Këtë herë do të jetë pak më ndryshe, kjo është sfida ime më e madhja. Do të bëhen afërsisht diku katër mijë kilometra. Rutën e kemi prej Shkupit, nga Bullgaria deri në Turqi (Türkiye). Nëpërmjet Çanakalasë (Çanakkale) kalojmë mandej në Bursa, Konya, deri në fund të Turqisë atje në kufi me Sirinë, në Adana ose Gaziantep”, tha Hirda.

– “Me biçikletë shijoj natyrën dhe gjithçka si i ka falë Zoti”

Ndonëse kanë pasur dëshirë që gjithë udhëtimin ta bëjnë me biçikletë, ai shprehet se kjo nuk është e mundur për shkak të luftës në Siri, andaj nga pjesa juglindore e Türkiyes do të udhëtojnë me aeroplan deri në Aman të Jordanisë. Prej aty, sërish do të vazhdojnë udhëtimin me biçikletë deri në Mekë.

Ai shprehet se nuk do të nxitojë gjatë udhëtimit dhe të njëjtin planifikon ta kryejë për dy muaj, ndonëse mundet edhe më herët. Hirda thotë se do të ndalojë dhe vizitojë qytetet e ndryshme gjatë rrugës, duke u njoftuar me traditat, xhamitë dhe monumentet e qyteteve.

“Gjatë kësaj, pse jo, ta shijojmë edhe këtë pranverë të bukur që po na vjen, me këtë gjelbërim të mirë, t’i shijojmë edhe malet, liqenet, lumenjtë, e gjithçka që shohim para nesh. Më thonë disa ‘pse nuk shkon me aeroplan, pse ti shkon me biçikletë?’. Është dikush që nuk mund ta kuptojë. I them ‘me biçikletë un shoh gjithçka para vetes, shijoj natyrën dhe gjithçka si i ka falë Zoti. Dua ta shijoj në këtë mënyrë, edhe këtë obligim që e kam fetar, dua ta kryej në këtë mënyrë”, tha Hirda.

Ai gjithashtu thotë se nëpërmjet udhëtimit të tij dëshiron të përçojë një mesazh sensibilizues për mjedisin.

“Unë këtë rrugëtim e bëj me mijëra kilometra me biçikletë, në fund, për t’u dhënë një mesazh popullatës se ‘mos ecni me vetura, largojuni veturave, por ecni me biçikleta, mos e ndotni ajrin”, tha Hirda

– “Familja ime më ka mbështetur dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua”

Bashkë me çiklistin Qamuran Hirda, udhëtimin do ta bëjë edhe mjeku 60-vjeçar nga Graçanica e Bosnje e Hercegovinës, Adem Aljiq.

Ai tashmë i ka bërë rreth 700 kilometra udhëtim vetëm për të arritur nga Bosnje e Hercegovina në Shkup dhe shprehet se për këtë udhëtim është përgatitur si fizikisht, ashtu edhe psikikisht.

Aljiq gjithashtu thotë se do të agjërojë gjatë udhëtimit, pasi nuk e kupton këtë udhëtim “sikur ekskursion”.

“Jemi duke jetuar në periudhën më të vështirë që nga fillimi i historisë, që kur këmba e njeriut shkeli në tokë, kështu që pa mbaruar jetën dhe periudhën e saj aktive, unë dhe shoku im Qamuran vendosëm të kryejmë obligimin e pestë islam, haxhin, Inshallah”, tha Aljiq, duke shtuar se ka pasur gjithashtu mbështetjen e familjes.

“Familja ime më ka mbështetur dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Do të doja të them se nuk do të kishte kuptim të filloni këtë projekt dhe të lini dikë në pikëllim, në varfëri dhe nga ky këndvështrim gjithçka është në rregull”, tha Aljiq.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dalin rezultatet e sondazhit! Ke duan demokratet si zevendesues te Berishes

Një sondazh online i zhvilluar se fundmi ka nxjerrë në pah tendencat e elektoratit të djathtë mbi atë se kush duhet të marrë drejtimin...

Izet Mexhiti: Në Çair, afër shtatores së Skenderbeut, u zhvillua turneu i CS2

Përveç vend i historisë, Çairi është në hap edhe me zhvillimet teknologjike. Ngase Çairi është diamant. Sportet elektronike janë tëpër joshëse në mbarë botën. Ato...

Erdoğan: Do të vijë dita e drejtësisë për vëllezërit dhe motrat palestineze që vriten çdo ditë para kamerave

Ankara – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot se ata që janë përgjegjës për vrasjet e palestinezëve do të përballen me drejtësinë. Gjatë...

Në Gjermani hapet fabrika më e madhe e municionit… !

Kompania gjermane e industrisë së mbrojtjes, Rheinmetall AG, ka hapur zyrtarisht fabrikën më të madhe për prodhimin e municioneve në Evropë. Kjo fabrikë gjendet...

Mashtrimi më i zgjuar që nga Kali i Trojës: Vepra sovjetike e artit që spiunoi SHBA-të

Nga Matt Wilson, BBC Një pajisje përgjimi e fshehur brenda një vepre arti në vitin 1945 nuk u zbulua nga shërbimet e sigurisë amerikane për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu