Detaje të reja nga sulmi me armë zjarri në Haraçinë

Sipas informacioneve të fundit tre të plagosur rezultojnë nga incidenti me armë në Haraçinë, ku ishte shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së kryetarit të kësaj komune, Ridvan Ibrahimi.

Të plagosur nga këto të shtëna kanë mbetur Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini i cili është futur në operacion në urgjencën e spitalit të Shkupit, ka raportuar Klan Maqedoni.

Kreu i kësaj komune, Ibrahimi edhe më parë ka pasur probleme të kësaj natyre, dhe se tashmë në Haraçinë dihet gjithë historia e këtij problemi mes një familje të njohur dhe kryetarit të komunës.

Muaj më parë komuna ishte mbyllur dhe stafi nuk kishte shkuar në punë, për shkaqe sigurie. Për këtë problem janë ngritur edhe kallëzime penale. (INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dalin rezultatet e sondazhit! Ke duan demokratet si zevendesues te Berishes

Një sondazh online i zhvilluar se fundmi ka nxjerrë në pah tendencat e elektoratit të djathtë mbi atë se kush duhet të marrë drejtimin...

Izet Mexhiti: Në Çair, afër shtatores së Skenderbeut, u zhvillua turneu i CS2

Përveç vend i historisë, Çairi është në hap edhe me zhvillimet teknologjike. Ngase Çairi është diamant. Sportet elektronike janë tëpër joshëse në mbarë botën. Ato...

Erdoğan: Do të vijë dita e drejtësisë për vëllezërit dhe motrat palestineze që vriten çdo ditë para kamerave

Ankara – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot se ata që janë përgjegjës për vrasjet e palestinezëve do të përballen me drejtësinë. Gjatë...

Në Gjermani hapet fabrika më e madhe e municionit… !

Kompania gjermane e industrisë së mbrojtjes, Rheinmetall AG, ka hapur zyrtarisht fabrikën më të madhe për prodhimin e municioneve në Evropë. Kjo fabrikë gjendet...

Mashtrimi më i zgjuar që nga Kali i Trojës: Vepra sovjetike e artit që spiunoi SHBA-të

Nga Matt Wilson, BBC Një pajisje përgjimi e fshehur brenda një vepre arti në vitin 1945 nuk u zbulua nga shërbimet e sigurisë amerikane për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu