RMV, rritje dramatike e kërkesave për pasaporta urgjente

Qytetarët kanë paguar mbi 13 milionë euro për lëshimin e pasaportave në procedurë urgjente në gjysmë viti, sipas analizës së BIRN, bazuar në të dhënat e marra nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga MPB-ja kërkuam përgjigje se sa kërkesa kanë marrë për pasaporta në muaj në procedura të rregullta dhe emergjente dhe sa prej tyre janë lëshuar nga 1 shtatori 2023, duke përfunduar me 15 mars të këtij viti, transmeton Portab.mk.

BIRN mori statistika sipas muajve vetëm për pasaportat në procedurën urgjente dhe numrin e përgjithshëm të pasaportave të lëshuara në procedurat e rregullta dhe urgjente.

Në regjistrat e sektorit të informatikës në MPB llogariten se gjatë asaj periudhe kanë pranuar gjithsej 508.932 kërkesa për pasaporta dhe janë lëshuar 411.144 pasaporta.

Shifrat tregojnë se pothuajse një e treta e totalit të kërkesave për pasaporta të pranuara janë në procedurë urgjente. Me fjalë të tjera, do të thotë se rreth 74 përqind e kërkesave të pranuara kanë qenë për lëshimin e pasaportave në procedurë të rregullt, dhe afërsisht 26 përqind në procedurë urgjente (132,948).

Nëse mesatarisht dhënia e pasaportës në procedurë urgjente kushton nga 6.200 deri në 6.400 denarë, në varësi të moshës, atëherë për pak më shumë se gjysmë viti qytetarët kanë paguar përafërsisht 13,4 milionë euro për të marrë pasaportën urgjente.

Edhe statistikat e MPB-së tregojnë se numri i kërkesave për lëshimin e pasaportave në procedurë urgjente është në rritje, pasi kaosi dhe pasiguria rreth paraqitjes së termineve për fotografi u rrit.

Më së shumti pasaporta në procedurë urgjente janë kërkuar kur të vjetrat kanë pushuar së vlefshmi në shkurt të këtij viti, 36 100. Kjo është pothuajse dyfish, krahasuar me dhjetorin dhe janarin, kur ky numër ishte rreth 20 mijë në muaj.

Kjo tendencë vazhdon, me faktin se vetëm në gjysmën e parë të muajit mars në Ministrinë e Brendshme janë pranuar 17.832 kërkesa për lëshimin e pasaportave me procedurë urgjente.

Sipas Ligjit për Dokumentet e Udhëtimit, pasaportat në procedurë të rregullt duhet të lëshohen brenda 15 ditëve nga dita e marrjes së të dhënave biometrike. Por sipas reagimeve të qytetarëve, ai afat thuajse rregullisht prishet, për shkak të numrit të madh të kërkesave dhe kapacitetit të kufizuar për lëshimin e pasaportave.

Përvojat e qytetarëve tregojnë se për të marrë pasaportën sipas procedurës së rregullt tani presin 45 ditë pune.

Lufta për të marrë një pasaportë apo letërnjoftim të ri kulmoi vitin e kaluar në dhjetor, kur qytetarët prisnin me orë të tëra në radhë në temperatura nën zero përpara stacionit të policisë “Prolet”, i cili funksiononte pa termin.

Kjo praktikë ka ndryshuar. Megjithatë, problemet me caktimin e vonuar të termineve për marrjen e të dhënave biometrike dhe pajisjen me pasaportë brenda afatit ligjor mbetën.

Dymbëdhjetë shkurti i këtij viti ishte dita e fundit që mund të dilje jashtë vendit me pasaportë me emrin e vjetër të vendit. Pas kësaj periudhe, ju mund të largoheni nga vendi me pasaportë me emrin e ri të vendit.

Në ato vende me të cilat kemi marrëveshje, kufijtë mund të kalohen me letërnjoftim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“VV risolli kandidatë me aktakuza”, Arifi paralajmëron rrezikun për zgjedhjet (VIDEO)

Ish-ambasadori Avni Arifi ka komentuar listat e partive politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke thënë se këtë vit nuk pati ndonjë befasi të...

Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj për Thaçin në Hagë

Ambasadori Christopher Hill, një nga figurat më të njohura të diplomacisë amerikane në Ballkan dhe negociator kyç i çështjes së Kosovës, gjatë një interviste...

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet veriun e Japonisë: shkakton cunami dhe lë 23 të plagosur (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.5 goditi pjesën veriore të Japonisë të hënën mbrëma, duke plagosur më shumë se 20 persona dhe duke...

Bisedimet mes Orbanit dhe Erdoganit, presidenti hungarez: Turqia, garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, janë pajtuar që Turqia të jetë garantues që gazi rus të vazhdojë...

Lirim Memetaj “10-shen” e Vetëvendosjes e quan “bandë”: “Në një shtet normal, po mos të ishte Shqipë Memeti-Selimi, kjo do të ishte një listë...

Lirim Memetaj “10-shen” e Vetëvendosjes e quan “bandë”: “Në një shtet normal, po mos të ishte Shqipë Memeti-Selimi, kjo do të ishte një listë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu