Tërmkolli: Kosova po bëhet shtet islamik

Ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka thënë se Kosova po bëhet një shtet islamik, shkruan Periskopi.

Për këtë ajo kritikon partitë në Kosovë pa përjashtim, të cilat sipas saj po e shesin shtetin e kombin për një grusht vota, e në vend që të shqetësohen e të ndërmarrin masa ndaj statistikave alarmante të myslimanëve që e mohojnë kombin me tendencë asimiluese ata po i shërbejnë politikave ruso-serbe.

“Në vend se të shqetësohen e të ndërmarrin masa nga statistikat alarmante që fenë islame dhe myslimanizmin e vënë para kombit, madje duke mohuar kombin, duke mohuar të jenë shqiptarë, tendencë krejtësisht asimiluese, këta maskarenj e ushqenjë dhe u shërbejnë natë e ditë politikave ruse-serbe për zhbërjen e kombit shqiptar”, ka shkruar ajo.

Tërmkolli përmes një postimi në Facebook është shprehur se feja dhe politika janë të ndara nga njëra tjetra dhe se nuk ka Bibël e as Kur’an që kërkon apo detyron mohimin e kombit.

“Nuk ka fe as besim fetar, nuk ka libër fetar, as Bibël, as Kur’an, që kërkon apo detyron mohimin e kombit, përveç ruso-serbëve dhe shërbëtorëve të tyre shqiptarë”, ka përfunduar Tërmkolli.

Melihate Tërmkolli ka qenë deputete e Grupit Parlamentar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kur është shpallur Pavarësia. Është e lindur më 08.03.1965 në Bardh i Madh, Fushë Kosovë. Është juriste me profesion. Ka qenë deputete në Kuvendin e Kosovës në disa periudha legjislative. Ishte anëtare e Kryesisë së LDK-së dhe kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së. Ka ushtruar edhe funksionin e Ministres.

Po ashtu, ishte deputetja e vetme në Kuvendin e Krahinës Autonome të Kosovës, në vitin 1989, që kishte votuar kundër heqjes së autonomisë së Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit./Periskopi

Postimi i plotë:

Nga islami politik në politika islamike

Nga islami politik, Kosova po kalon në politika islamike- rrjedhimisht në shtet islamik.

Këta maskarenj që po udhëheqin, e shesin shtetin e kombin, vlerat kombëtare për një grusht vota. Pothuaj të gjitha partitë politike, ndërsa partitë në pushtet e opozitë pa përjashtim janë vënë në këtë funksion dhe po i shërbejnë kësaj zezone.

Në vend se të shqetësohen e të ndërmarrin masa nga statistikat alarmante që fenë islame dhe myslimanizmin e vënë para kombit, madje duke mohuar kombin, duke mohuar të jenë shqiptarë, tendencë krejtësisht asimiluese, këta maskarenj e ushqenjë dhe u shërbejnë natë e ditë politikave ruse-serbe për zhbërjen e kombit shqiptar.

Feja dhe besimi fetar janë të ndara nga politika e shteti, janë çështje krejtësisht individuale të secilit qytetar, të mbrojtura e të garantuara me kushtetutë dhe si të tilla duhet respektuar.

Në vend të këtij obligimi kushtetues, maskarenjtë për pushtet i përziejnë “ shallvaret” edhe me armiqtë, në një shtet të cilin po e shkatërrojnë.

Me besimin në Zot, këta halldupë duhet shporrë nga politika.

Nuk ka fe as besim fetar, nuk ka libër fetar, as Bibël, as Kur’an, që kërkon apo detyron mohimin e kombit, përveç ruso-serbëve dhe shërbëtorëve të tyre shqiptarë.

#MT

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij nga Kosova arrestohen nën dyshimin për spiunazh te Lista Serbe

Një serbe e Mitrovicës dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore kroate, janë arrestuar në Vis të Kroacisë nën dyshimin se kanë spiunuar...

George Clooney u dha 14 Miqve të tij nga 1 Milion Dollare

Në vitin 2013, George Clooney ftoi 14 miqtë e tij më të ngushtë në një darkë dhe i surprizoi secilin me nga një valixhe...

Tensione diplomatike Danimarkë-SHBA, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete” në Groenlandë

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim...

Moska bën paralajmërimin e fortë që lidhet me Kosovën – Detajet

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Boçan Kharçenko, ka lëshuar një paralajmërim të fortë dhe të koduar në drejtim të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ai...

Elmazi: Bojana foli, ndryshimi në Saraj është i pashmangshëm

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Bojanë. Tubimi u karakterizua me pjesëmarrje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu