Kovaçevski: Me hyrjen në BE, paga mesatare 1300 euro dhe paga minimale 800 euro

Vetëm hyrja në BE është një garanci e një standardi evropian. Atëherë paga mesatare do të jetë 1300 euro, ndërsa paga minimale 800 euro, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në promovimin e sotëm të Programit të ri për Ardhmërinë Evropiane dhe kandidatët për deputetë të LSDM-së dhe Koalicionit E ardhmja evropiane.

“Programi ekonomik i LSDM-së parasheh më shumë për të gjithë. Ai parashikon një jetë më të mirë për të gjithë, duke e afruar standardin e jetesës me nivelin evropian dhe e gjithë kjo përmes masave të qëndrueshme dhe konkrete. Garantojmë që në katër vitet e ardhshme paga mesatare do të arrijë në 1100 euro rekord, ndërsa paga minimale do të jetë 600 euro. Ajo që dua të theksoj këtu është se vetëm hyrja në BE është garanci e një standardi europian. Pastaj paga mesatare do të jetë 1300 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 800 euro”, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Ai ka theksuar se për shtatë vite shkalla e papunësisë është përgjysmuar.

Plani ynë ekonomik, shtohet ai, parashikon uljen e shkallës së papunësisë nga 12 në 7 për qind deri në vitin 2028 – shifër njëshifrore, për herë të parë në historinë e Maqedonisë së pavarur.

Garantojmë se do të kemi sukses që Maqedonia të ketë punësim të plotë dhe paga dinjitoze”, tha Kovaçevski

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Tensione diplomatike Danimarkë-SHBA, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete” në Groenlandë

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagen, pasi një raportim...

Moska bën paralajmërimin e fortë që lidhet me Kosovën – Detajet

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Boçan Kharçenko, ka lëshuar një paralajmërim të fortë dhe të koduar në drejtim të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Ai...

Elmazi: Bojana foli, ndryshimi në Saraj është i pashmangshëm

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Bojanë. Tubimi u karakterizua me pjesëmarrje...

Mes “sharjeve” të Mickoskit dhe sulmeve ndaj BDI-së, Borrell vlerëson Osmanin si lider evropian

Mesazhi i Josep Borrell për Bujar Osmanin merr peshë të veçantë në klimën politike aktuale Në një kohë kur kryeministri dhe partia opozitare VMRO-DPMNE po...

Kasami: Nisim ditën me projektin e dy shkollave të reja në Tetovë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka ndarë me qytetarët projektet e dy shkollave të reja që do ndërtohen në Tetovë. “MIRËMËNGJES🤩 Nisim ditën me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu