Putin nënshkroi dekretin për rekrutimin e ushtarëve

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për fushatën e zakonshme pranverore të rekrutimit, duke thirrur 150.000 qytetarë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, u tha në një dokument të publikuar në ueb-faqen e Kremlinit më 31 mars. Të gjithë burrat nga 18 vjeç e lart janë të obliguar që të kryejë shërbimin e detyrueshëm njëvjeçar apo trajnime ekuivalente gjatë shkollimit të lartë, transmeton REL.

Në korrikun e vitit të kaluar, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus votoi për të rritur moshën maksimale të rekrutëve nga 27 në 30. Legjislacioni i ri hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak për një kohë të gjatë ka qenë temë e ndjeshme në Rusi, shtet ku burrat tentojnë t’i shmangen rekrutimit gjatë dy fushatave rekrutuese gjatë vitit.

Ligjërisht, rekrutët nuk mund të dislokohen për të luftuar jashtë Rusisë dhe ata u përjashtuar nga mobilizimi i vitit 2022, kur u mblodhën të paktën 300.000 persona me trajnime të mëparshme ushtarake për të luftuar në Ukrainë. Megjithatë, disa rekrutë u raportua se gabimisht u dërguan për të luftuar në Ukrainë.

Në shtator, Putin nënshkroi rekrutimin e 130.000 personave gjatë fushatës vjeshtore dhe fushatën e kaluar pranverore të rekrutimit Rusia planifikoi të rekrutonte 147.000 persona.

Fushata e rregullt e rekrutimit ndodh në kohën kur Rusia po vazhdon pushtimin e Ukrainës, të cilin Moska e nisi në shkurt të vitit 2022.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu