Hamza: Jam më i mirë se Albin Kurti në qeverisje

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se është më i mirë se kryeministri aktual, Albin Kurti, pasi tha se kudo që ka qeverisur ka dhënë rezultate më të mira.

Hamza tha se në përballje me Kurtin ka edhe ekip më të mirë, program të matshëm e racional.

Eskalon Vuçiq, fyen rëndë diplomaten greke që rekomandoi anëtarësimin në Këshillin e Ev…Zajkova: Nëse legalizohet marihuana, nuk do të thotë se të gjithë do të varemi nga drogaJude Bellingham ka emëruar lojtarin i cili është ‘modeli’ i tij në futbollBasha: S’duhet të shkojmë në zgjedhje, kemi ende punë të mira që jemi duke bërë për qyt…Katër shenjat që tregojnë qartë se ajo po çmendet pas teje
“Mandati i parë është besim, por mandati i dytë e tutje do të jetë vlerësim. Do të vlerësohen për arritjet në ekonomi, për rezultate në arsim, gjendje në shëndetësi e mos të flasim për politikën e jashtme e asnjë anëtarësim në asnjë institucion të rëndësishëm ndërkombëtar”, tha Hamza në Rubikon.

Tutje, kandidati i PDK-së për të parin e qeverisë foli edhe për atë se pse ai është kryeministër më i mirë se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke thënë se ka përvojë më të gjatë në institucione.

“Jam i sigurt se kam përvojë më të gjatë në institucione, në vendimmarrje dhe si rezultat, e njoh Kosovën para luftës, pas luftës, para pavarësisë dhe prej vitit 2000 kam kontinuitet pa shkëputje në nivel lokal e qendror dhe kjo ma jep avantazhin që me ditë dhe me pas vizionin më të qartë e të saktë për të ardhmen”, tha ai.

Për sa i përket kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pavarësisht se për disa kohë ishte ministër i qeverisë së tij, Hamza tha se ai këtë herë nuk do të jetë në krye të qeverisë.

“Kam respekt për të kaluarën e Haradinajt dhe familjes së tij. Kanë kontribut të madh për lirinë e vendit. Kam punuar me të. Ka qenë kryeministër në një pjesë të mandatit, ku unë kam qenë ministër i Financave. Haradinaj këtë radhë nuk do të jetë kryeministër”, tha Hamza.

Ndërsa, kritika pati edhe për presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku Hamza tha se në disa raste nuk e ka luajtur rolin e saj unifikues si presidente e vendit.

Ai tha se Osmani për disa vite me radhë, Osmani ka qenë blanko përkrahëse e politikave të Qeverisë Kurti.

“Mendoj që presidentja, derisa të jetë në këtë pozitë mund ta ketë bindjen e vet politike, por kur të kalon në këtë rol, duhet të sillet në përputhje me Kushtetutën dhe e barabartë për të gjithë. Në momente të caktuara është dashur ta marrë rolin që i takon si presidente”, tha ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqipëria i bashkohet BE në 2029”, raportuesi për Shqipërinë Andreas Schieder:Vendi ka bërë progres

Ambicia e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e unionit në vitin 2029 ka marrë konfirmim edhe nga raportuesi i vendit tonë në Parlamentin Europian...

Angazhohej kundër Kosovës, ish-sekretarit të KiE-së i zbulohen mesazhet me Epsteinin

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjørn Jagland, i njohur për deklaratat e tij të ashpra ndaj Kosovës, është përfshirë së fundmi edhe...

Audia luksoze e Merkos, që kushtoi 67 mijë euro, tani Komuna e Strugës e shet si veturë të vjetër për 10 mijë euro

Audia luksoze A6 me të cilën Ramiz Merko udhëtonte për disa vite gjatë kohës kur ishte kryetar i komunës së Strugës, do të ketë...

LDK votoi vazhdimin e dështimit”, Mushkolaj reagon pas votimit për Abdixhikun

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas mbijetimit të votëbesimit të Lumir Abdixhiku në Kuvendin e partisë për të mbetur kryetar i saj. Përmes një...

Skandali s*ksual në Mal të Zi, ish zyrtarja flet pas publikimit të videos intime: Kam jetuar me frikë për më shumë se një vit

Mali i Zi po përballet prej ditësh me një aferë serioze që ka përfshirë figura të larta shtetërore, në qendër të së cilës janë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu