Aksident tragjik në Kërçovë! Tre të vdekur dhe katër të lënduar rëndë

Tre të vdekur dhe 4 të plagosur është bilansi i aksidentit tragjik që ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në rrugën magjistrale të Kërçovës, shkruan TV21. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër njoftojnë se aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve me targa të Kërçovës, të tipit “VW” dhe Peugeot”.

“Me datë 29.03.2024 në ora 04:50 në stacionin policor të Kërçovës është raportuar se në rrugën “Rruga Magjistrale” në Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit “Peugeot” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga S.I.(19) nga Kërçova dhe veturës “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga K.E.(32) nga fshati Trapçin Doll i Kërçovës. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe pasagjeri i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol, ndërsa shoferi S.I. iu nënshtrua plagëve të marra gjatë rrugës për në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Lëndime të rënda në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër janë konstatuar te 19-vjeçari T.S. nga Kërçova, V.P.(21) nga fshati Podvis i Kërçovës, P.K.(21) nga Kërçova dhe një i mitur nga Kërçova, të gjithë pasagjerë në automjetin Peugeot”, thuhet mes tjerash në njoftimin e SPB-Ohër./tv21.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal: Klubi i mundjes Çair që ka kampion balkanik në mundje Shaqir Bislimin 0 mjete. Klubi i Boksit Çair me kampion shtetëror në boks...

Qytetarët e Çairit janë tronditur nga zbardhja e shifrave për klubet sportive dhe buxhetin e komunës. Klubi i mundjes “Çair”, që ka kampionin balkanik...

VREDI që huqi ndryshimin dhe njolla e 20%!

Po bëhen gati dy vjet qëkur vredistët e Mickos u zotuan dhe premtuan se brenda 6 muajve të qeverisjes së qeverise koalicionit do ta...

Transparenca lokale nuk është PR. Është detyrim publik

Rezultatet e Indeksit të Transparencës Lokale 2025 tregojnë një problem serioz në funksionimin e pushtetit vendor. Komuna si Ohri, Tetova dhe Aerodromi renditen në...

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu