Limaj: I vetmi përfitim nga anëtarësimi në KE është pjesëmarrja në Eurovision

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova ka bërë kompromise të dhimbshme për pranim në Këshillin e Evropës. Limaj në “Debat Plus” ka kritikuar intitucionet se kanë marrë vendime të dhimbshme në dëm të vendit për t’u pranuar në Këshillin e Evropës, duke përmendur vendimin për manastirin dhe zotimin e liderëve për themelimin e Asociacionit. Për më tepër Limaj ka thënë se anëtarësimi në KE vetëm e ngarkon Kosovën, ndërsa si përfitim e ka përmendur pjesëmarrjen në festivalin evropian të këngës “Eurovision”, transmeton Zeri.info.

“Si nuk futesh në KE kur heq dorë nga gjërat e tua, KE-ja është vetëm për të mirën e minoriteteve, anëtarësimi vetëm e ngarkon Kosovën. për ta ditur ju nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës përfitojmë Eurovisionin, pasi pa qenë anëtare në KE nuk mund të marrim pjesë në Eurovision” , dekalroi Limaj.

Në fakt, përveç shumë përfitimeve të tjera, Kosovës pritet t’i happen dyert edhe për Eurovision me anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Statusi i EBU [Unioni i Transmetuesve Evropian], i cili organizon Eurovisionin, ka refuauzar disa herë të pranojë Kosovën, duke u thirrur në statusin e saj, se shtetet para se të bëhen anëtare në EBU dhe të marrin pjesë në Eurovision duhet të anëtarësohen në Këshillin e Evropës.

Këtë fakt e ka bërë të ditur edhe faqja “Eurovision Kosova” në rrjetet sociale e cila lobon për pranimin e Kosovës në Eurovision, e këto ditë ka publikuar pjesë nga statusi i EBU-së, ku kërkohet anëtarësimi në KE para pjesëmarrjes në Eurovision. /Zëri

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjermania sinjalizon fundin e avionit luftarak të përbashkët me Francën

Gjermania ka dhënë sinjale të qarta se projekti ambicioz për ndërtimin e një avioni luftarak të përbashkët me Francën mund të dështojë. Bëhet fjalë...

Micko ia mbylli gojën aleatëve të tij dhe opozitës shqiptare.

Despoti Micko vazhdon të qëndroj i palëkundur ndaj ndryshimeve kushtetuese, ku në seancën e djeshme të Kuvendit për pyetje deputetësh, kryeministri iu përgjigj një...

Stoilkoviqi del huq, Komisioni i shkallës së dytë rikthen në punë shtatë administratorët shqiptarë

Komisioni për shqyrtimin e Ankesave në Procedurë Administrative dhe në Procedurë të Marrëdhënies së Punës (Komisioni i shkallës së dytë) ka rikthyer në punë...

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu