Hamza për qeverisjen Kurti: Qeveri pa rezultate, manipulon me shifra

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka folur për kandidaturën e tij dhe përballjen në zgjedhje me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, i cili është aktualisht kryeministër. Hamza e përmendi fitoren e tij në Komunën e Mitrovicës me mbi 53%, duke u shprehur se ndonëse dallon pushteti, nuk mjafton vetëm që të fitosh zgjedhjet. Ai iu referua Qeverisë Kurti, që ka fituar 51%, duke thënë se është qeveri pa rezultate dhe që manipulon me shifra.

“Po, veç 53.7% është ma shumë se 51%. Nuk mjafton që ti fitosh zgjedhjet, të vazhdosh qeverisjen duke e përmend se kom fitu. Është qeveri pa rezultate. Nëse e shikojmë normën e rritjes ekonomike dhe nëse e krahasojmë periudhën 2007-2019, mesatarja është rreth 4%. Qeveria ka manipuluar me shifra. Po harrojmë që Qeveria aktuale ka qeverisë edhe në vitin 2020, ku kemi pasë për herë të parë normë negative të ekonomisë.” – tha Hamza në Rubikon.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Micko ia mbylli gojën aleatëve të tij dhe opozitës shqiptare.

Despoti Micko vazhdon të qëndroj i palëkundur ndaj ndryshimeve kushtetuese, ku në seancën e djeshme të Kuvendit për pyetje deputetësh, kryeministri iu përgjigj një...

Stoilkoviqi del huq, Komisioni i shkallës së dytë rikthen në punë shtatë administratorët shqiptarë

Komisioni për shqyrtimin e Ankesave në Procedurë Administrative dhe në Procedurë të Marrëdhënies së Punës (Komisioni i shkallës së dytë) ka rikthyer në punë...

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

Transparenca mbetet vetëm premtim elektoral. Edhe pse Ligji është i qartë dhe afatet janë të përcaktuara, një pjesë e kryetarëve të ri të komunave,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu