Biden, Obama dhe Clinton bashkojnë forcat për të mposhtur Trump!

Dy ish-presidentë amerikanë, Barack Obama dhe Bill Clinton, të dy demokratë, u panë në Shtëpinë e Bardhë pranë Joe Biden në betejën e tij për mbledhjen e fondeve për të parandaluar një rikthim të mundshëm të Donald Trump në pushtet.

Sonte, Klinton dhe Obama do të marrin pjesë në një ngjarje në Nju Jork për të financuar fushatën e Biden, me synimin për të mbledhur të paktën 25 milionë dollarë.

Gjatë fushatës do të ketë një debat të hapur midis dy ish-presidentëve dhe Biden, të drejtuar nga drejtuesi i njohur i talk shoë-t në orët e vona të natës, përpara mijëra të ftuarve.

Sipas presidentit aktual, do të jetë ngjarja më e suksesshme e mbledhjes së fondeve në historinë e zgjedhjeve në SHBA. Në aktivitet do të marrin pjesë edhe artistë të njohur që dëshirojnë të mbështesin Presidentin Biden, si këngëtarja Queen Latifah.

Biletat për atë natë kushtojnë nga 250 dollarë deri në gjysmë milioni, sipas një zyrtari të Partisë Demokratike që foli për Reuters.

Më shumë se 5000 njerëz pritet të marrin pjesë. Ngjarja nuk do të transmetohet në televizion, por fushata e Biden planifikon të postojë video të ndryshme në mediat sociale.

Mbështetja nga Obama, i cili mbetet jashtëzakonisht popullor me demokratët, mund të rrisë entuziazmin tek disa votues të rinj dhe progresistë të tjerë që votuan për Biden në vitin 2020, por janë të zemëruar për mbështetjen e tij të vendosur për Izraelin në përgjigje të sulmeve të Hamasit ndaj 7 tetor.

“Shifrat nuk gënjejnë: Ngjarja e sotme është një shfaqje masive e forcës dhe një pasqyrim i vërtetë i momentit për të rizgjedhur Biden-Harris,” tha bashkëkryetari i fushatës Jeffrey Katzenberg.

Nga ana e tij, Donald Trump përdori ngjarjen e Biden, Obamës dhe Klinton për t’iu drejtuar mbështetësve të tij. “Karteli Obama-Klinton mendon se do të na mundë, por unë kam diçka që ata nuk do ta kenë kurrë”, tha ai në një apel për mbledhjen e fondeve të mërkurën, duke iu referuar mbështetësve të tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka marr pjesë në emisionin ZOOM në TVM2 ku ka folur për ngjarjet...

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

Pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në komunën e Sarajit, ku koalicioni Aleanca për Integrim Kombëtar (AKI) nuk arriti të sigurojë fitore, partia...

Nga kulmi i lavdisë te plagët e tradhtisë: Historia e Haqim Ramdanit!

Nga:Rami Mislimi Deri dje pothuajse i panjohur jashtë kufijve të Bërvenicës, Haqim Ramadani arriti të bëhet një nga emrat më të përfolur të zgjedhjeve...

Vuçiq: Jemi në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, nuk e dimë se për çfarë qëllimi kanë ardhur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se shërbimet e sigurisë janë në kërkim të dy snajperistëve në Beograd, pa specifikuar se cili mund...

Raport i Komisionit Evropian: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka bërë ndryshimet kushtetuese

Nuk ka hapa konkretë nga Maqedonia në procesin eurointegrues, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit, përcjell TV21. Në të theksohet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu