Skender Rexhepi: Opozita është më e keqe se BDI-ja!

Kryetari i Partisë Lëvizja Popullit, Skender Rexhepi- Zejd, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, u pyet se si e sqaron rreshtimin e tij me BDI-në, duke e ditur se karrierën e tij politike e ka ndërtuar duke qenë kundërshtar i partisë së Ahmetit. Zejdi tha se ai ka realizuar opozitarizimin të cilin meritojnë ta kenë subjektet politike opozitare.

“Çdo fjalë që kam thënë unë ndaj institucioneve në kohën e qeverisjes pa marrë parasysh cila ka qenë, unë i ndej mbrapa atyre fjalëve dhe nuk pendohem fare për shkak se i kam thënë në momentin që i kam besu. Unë kam besuar se shqiptarët duhet ta ngrenë zërin nëse kanë problem arsimi në Çashkë, në Veles, kanë problem në vendbanimet tjera”, tha Zejd Rexhepi.
Zejd tha se në anën tjetër janë dy subjekte që të dyja kanë qenë në bashkëqeverisje me BDI-në dhe “gojën nuk e kanë hapur fare”.

“Alternativa me pak pushtet arritën të zhgënjejnë dhe të fusin thikë shpine njerëzve më të aftë që kaun patur në kuadër të subjektit politik, imagjinoni se po të ishin qenë në pushtet 22 vite çfarë dëmi do t’i kishin bërë këtij populli”, tha Zejdi.
Ai tha se në Kuvendin qendror kanë bërë këtë gjë duke analizuar dhe kanë konkluduar se opozita është më e keqe se BDI-ja. /SHENJA/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sela ragon pas ndalesës nga forcat speciale: Krekosja e këtij pushteti nuk mund ti frikësojë struganët e as shqiptarët

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, ka reaguar pas ndaljes së veturës së tij mbrëmjen e së mërkurës nga forcat speciale policore me maska. Përmes një...

Haqim Ramadani: Unë falje ju kërkoj vetëm shqiptarëve, as Bilall Kasamit as Mickovskit (VIDEO)

Kandidati i cili u la i vetëm nga liderët e VLEN-it, Haqim Ramadani kandidati për komunën e Bërvenicë, theksoi se ai nuk kam gabuar...

Ziadin Sela: ‘Jo, Izet!’ Ti në komunikim me mua, JO. Unë pjesë e qeverisë, JO. Por do të kemi punë ballë për ballë me...

Pas deklaratës së Izet Mexhiti në TV21, ku nuk e mohoi mundësinë që Aleanca për Shqiptarët të jetë pjesë e qeverisë, ka reaguar ashpër...

Pasi disiplinoi Kasamin, Mickoski vjen në Strugë për t’u tërhequr veshin shqiptarëve që nuk mbështesin Qyrën

Pas “tërheqjes së veshit” që i bëri Bilall Kasamit për ta detyruar të distancohet nga deklaratat e Haqim Ramadanit, kandidatit të VLEN-it në Bërvenicë,...

Siria njeh Republikën e Kosovës, konfirmon Presidentja Osmani 🇽🇰🇸🇾

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur sot nga Riadi se Siria ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. “Sot në Riad...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu