BDI: Izet Mexhiti e pranoi shkatërrimin e Çairit me legalizimet e paligjshme të mbi 30 ndërtesave Çair

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatë ndaj keqpërdorimit masiv të besimit të qytetarëve nga ana e dyshes Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu të cilët pranuan publikisht që janë përgjegjës për krimin shekullor me legalizimet e mbi 30 ndërtesave për banim kolektiv në Çair Faktin që ka vendos vet, e jo sipas ligjit, se cili objekt duhet legalizuar e cili jo, Mexhiti tenton ta kamuflojë duke hedhur fajin në mënyrë absurde ndaj qytetarëve të Çairit edhe atë për objekte të banimit individual.

Izet Mexhiti para gjithë opinionit pranoi me gojën e vet se vendimet për legalizimet e objekteve apo ndërteseve i ka marrë ai vet si kryetar i komunës dhe me prirje politike/korruptive, e jo në formë strikte siç e parashikojnë dispozitat ligjore.

Edhe sot e pyesim se pse ai, nëse e ka ditur se po bën shkelje të rëndë ligjore, ka vendosur të nënshkruajë aktet e legalizimit të objekteve që po i përmend bashkë me mbi 30 ndërtesa kolektive të ndërtuara pas vitit 2011 dhe nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për rrënimin e tyre.

Atë që mediat e kanë raportuar tashmë, Izet Mexhiti më në fund e pranoi që ai ka vendosur vet për legalizimet e objekteve pa leje, e jo ligji! Organet e drejtësisë pas këtij pranimi flagrant të përgjegjësisë duhet të veprojnë pa asnjë vonesë.

Bashkimi Demokratik për Integrim potencon se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe për zbatimin e tij përgjegjës absolut janë bartësit e caktuar të funksioneve publike dhe në asnjë mënyrë faji për moszbatimin e ligjeve nuk duhet t’u hidhet qytetarëve.

TË NGJAJSHME

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato...

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu