9 vite më e madhe se futbollisti, kush është e dashura e përfolur e Kylian Mbappe

Futbollisti i famshëm, Kylian Mbappe, mesa duket e ka gjetur personin e zemrës. Burime të shumta thonë për “Page Six” se futbollisti i Real Madridit është bashkë me modelen e njohur, Dani Grace Almeida, dhe së fundmi ata janë parë të përqafuar në Miami.

Mbappe realizoi ëndrrën e tij për të luajtur për ‘Los Blancos’ duke nënshkruar një kontratë në qershor, dhe tani duket se kjo periudhë me fat në jetën e tij mund të ketë prekur edhe sferën romantike vetëm disa muaj pasi u largua nga ‘Qyteti i Dashurisë’.

Pas eleminimit nga “Euro2024” dhe prezantimit në ‘Santiago Bernabeu’, Mbappe ka fluturuar drejt SHBA ku po pushon në Miami. ‘PageSix.com’ raporton se 25-vjeçari është takuar me Dani Grace Almeida dhe se dyshja u shoqëruan në Florida duke shkuar në Lucky Strike për të luajtur bowling, darkuan në ‘Kiki on the River’ dhe e mbyllën natën në klubin e natës LIV.

Daniella Grace Almeida është një modele dhe aktore me bazë në Miami. Si modele, ajo ka qenë anëtare e Wilhelmina Models, si dhe e Fifth Models. Daniella ka lindur më 21 maj 1990 në Kaliforni dhe është 34 vjeç. Pra 9 vite më e madhe se Mbappe i cili është 25 vjeç.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

Rezultate pa buzëqeshje: Lista Serbe me fytyra të ngrysura dhe pa festë me flamuj serb

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, gjatë konferencës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura në Kosovë shpall “fitoren” dhe pretendon sigurimin e...

Gostivari me buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026

Komuna e Gostivarit do të ketë një buxhet rekord prej 35 milionë eurosh për vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 4.5 milionë eurosh...

Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai ka postuar një foto me disa të...

Si do të duket Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të dhjetorit?

Pas numërimit të 99,45% të votave, tani ka një pasqyrë se di mund të duket Kuvendi i Kosovës sipas numrit të deputetëve që i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu