Akademia Politike “Arbën Xhaferi” organizon bashkëbisedim me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni të Veriut

Në kuadër të përpjekjeve të saj për të ofruar mundësi të rinjve për të njohur nga afër misionet diplomatike, Akademia Politike “Arbën Xhaferi” organizoi një bashkëbisedim me studentët e rinj dhe të zellshëm nga rajoni i Çashkës.

Gjatë këtij takimi, studentët patën mundësinë të dialogojnë me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni të Veriut, z. Denion Meidani, duke diskutuar mbi rëndësinë e të rinjve në proceset diplomatike.

Studentët gjithashtu elaboruan rolin e të rinjve në vendimmarrje dhe diskutuan se si mund të shërbejnë si katalizatorë të ndryshimeve pozitive në shoqëri, duke theksuar angazhimin e tyre aktiv në procese politike dhe sociale.

Ky aktivitet pasqyron përkushtimin e Akademisë Politike “Arbën Xhaferi” për të inkurajuar pjesëmarrjen e të rinjve dhe për t’i pajisur ata me njohuri dhe përvojë praktike në fushën diplomatike dhe vendimmarrëse.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lama: VV e preferon LDK-në, sepse dëshiron ta nënshtroj dhe sundojë

Analistja, Alma Lama në emisionin “Click” tha se VV e preferon LDK-në përshkak të nështrimit dhe sundimit. “Me këta numra që janë në parlament, vetëm...

Osmani: E privatizuan ngrohtoren, bashkëpunëtorja më e afërt e Mexhitit është njëra nga pronarët

Në përballjen e parë parazgjedhore për Çairin në televizionin Telma, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, goditi politikisht kundërshtarin e tij, Izet...

❗️Jep Dorheqje kandidati i pamvarur Remzi Mamuti Publikisht përkrah Blerant Ramadanin ❗️

Unë, Remzi Mamuti, tërhiqem nga kandidatura e pavarur për kryetar të Komunës së Sarajit, dhe dua të shpreh publikisht qëndrimin tim. Duke e ndjekur...

Bujar Bajrami akuzon zyrtarë të VLEN-it për propagandë: “Sondazhet e CRPC janë të rreme dhe në shërbim të fushatës politike!

Bujar Bajrami ka reaguar ashpër ndaj, siç thotë ai, propagandës së orkestruar nga Latif Arifi – i njohur si “Hafija nga Strimnica e Zhelinës”...

Bajram Rexhepi: Fitorja jonë në Tetovë do të jetë me 12% avantazh

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, deklaroi se, sipas anketave të fundit, ai gëzon një epërsi prej mbi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu