57 vjeçari i vrarë dhe tjetri 15 vjeçar i plagosur – Çfarë dihet deri tani për rastin në Kosovë

Mesditen e sotme një 57-vjeçar ka mbetur i vrarë dhe një 15-vjeçar i plagosur si pasojë e një mosmarrëveshje me disa persona tjerë në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Të dy personat dyshohet se janë therur me thikë, ku si pasojë 57-vjeçari gjeti vdekjen. Rasti u konfirmua për Gazetën Online Reporteri.net nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo bëri të ditur se dy të dyshuar për rastin tashmë veçse janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje që ka ndodhë në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure”

“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar”, tha Ahmeti. 15-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Kështu ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net, Drejtori i Emergjencës Naser Syla. Ai ka bërë të ditur se ndaj 15-vjeçarit janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, dhe është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për të vazhduar trajtimin, tha Syla./Reporteri.net.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nxënësi model nga Dizhoni – donon 5 mijë euro për shkollën “Imri Elezi”, para që i grumbulloi nga YT

Nxënësi nga Çairi dhuron 5 mijë euro për shkollën e tij “Imri Elezi” Një gjest frymëzues nga një i ri në Çair po bën bujë...

Mexhiti: Haqim Ramadani i ka grisur pllakatat e VLEN-it pa u konsultuar me ne

Kryetari i Çairit dhe lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka zbuluar se kandidati i VLEN-it për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka vepruar...

Vdekja e kosovares 25 vjeçare në Tetovë, Ambasada e Kosovës në Shkup konfirmon tragjedinë (Foto)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë mbrëmjes së ditës së mërkurë në Tetovë. Siç bëhet e ditur, një vajzë 25-vjeçare nga Kosova ka humbur...

Pas fitores së VLEN-it, Arben Fetai shpalli veten lider të ASH-së dhe mblodhi kryesinë e partisë

Fitorja e VLEN-it në nivel nacional ka rritur edhe aptetit e liderëve të këtij kolaicioni. Pas fitores së madhe edhe Arben Fetahi siç duket...

Tani prodhojmë vetë: Shqipëria nis industrinë kombëtare të armëve

Qeveria autorizon “KAYO”-n për prodhim dhe tregtim ushtarak Qeveria shqiptare ka miratuar të mërkurën e 5 nëntorit vendimin që i jep shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu