Këngëtarja e njohur Gresa Behluli ka ndarë me ndjekësit në Instagram një shqetësim që prek çdo qytetar: rritjen drastike të çmimeve për produktet bazë. Përmes një fotografie, ajo ka treguar se një pako me 30 vezë ka arritur çmimin prej 5.69 euro.
Gresa ka bërë një krahasim me vetëm dy muaj më parë, kur e njëjta pako kushtonte 2.50 euro, duke vënë në dukje se ky dyfishim i menjëhershëm nuk po ndodh as në vendet me standard të lartë si Zvicra. “As në Zvicër nuk po rriten çmimet si te na,” ka shkruar ajo me ironi.
Ky reagim ka gjetur mbështetje të madhe te qytetarët, të cilët ankohen çdo ditë për mospërputhjen e madhe mes pagave dhe kostos së lartë të jetesës në Kosovë.
