Avokati mbrojtës i gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov, Zvonko Davidoviq të cilit iu caktua në masën e arrestit shtëpiak, deklaroi se hetimi për përfitim dhe fshehje të kundërligjshme të pasurisë është juridikisht problematik dhe nuk mund të zbatohet ndaj një gjyqtari.
Në një deklaratë për TV24, Davidoviq theksoi se dispozita ligjore në të cilën thirret Prokuroria ka të bëjë me persona përgjegjës ose zyrtarë në institucione publike, ndërmarrje publike ose organe që menaxhojnë pasuri shtetërore, por se gjykata nuk bën pjesë në këtë kategori, transmeton Zyrtare.
Sipas tij, një formulim i tillë nuk mund të zbatohet as për gjyqtarë dhe as për prokurorë, gjë që, siç tha, hap një dilemë serioze juridike rreth vetë kualifikimit të veprës. Davidoviq theksoi se prova kyçe që Prokuroria e thekson vazhdimisht janë 350 mijë eurot e gjetura në shtëpinë e prindërve të Ristovit, por se këto mjete, sipas procesverbalit të bastisjes, janë deklaruar si para personale të prindërve të gjykatësit.
“350 mijë euro, të cilat u gjetën te prindërit e tij, të cilët në procesverbal kanë shkruar se janë mjete personale të tyre, këtë e pranon edhe prokurorja,” thotë avokati Davidoviq.
