300 KG EKSPLOZIV/ Ndalohet sasia e madhe e lëndës plasëse në kufirin e Kosovës

Dogana e Kosovës ka sekuestruar të dielën rreth 300 kilogramë eksploziv në pikëkalimin kufitar të Vermicës. Mjeti i ndaluar, një furgon i cili ishte përzgjedhur për kontroll të detajuar në kuadër të bashkëpunimit me Policinë Kufitare, fillimisht kishte deklaruar se nuk mbante mallra për t’u raportuar.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë ekzaminimit në vijën e dytë janë zbuluar thasë dhe pako të mbushura me eksploziv, me peshë të përgjithshme rreth 300 kilogramë.

Materiali i rrezikshëm ishte fshehur në bagazhin e automjetit dhe ishte kamufluar me pajisje peshkimi.

Autoritetet kanë ndaluar menjëherë mallin, ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave të Kosovës. Rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare, e cila po vijon me veprimet e mëtejshme ligjore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Befason senatorja australiane, hyn në Senat me burka! Revoltohen senatorët myslimanë

Senatorja australiane e ekstremit të djathtë, Pauline Hanson, është shfaqur me burka në Senatin australian, si një mesazh në përpjekje për të ndaluar veshjet...

Maqedonia ndër vendet më të rrezikuara nga tërmetet në Europë

Modeli i ri sizmik evropian, i cili po shpërndahet në rrjetet sociale, edhe një herë e konfirmon cenueshmërinë e Ballkanit, ndërsa Maqedonia renditet në...

Erdogan: Turqia po vlerëson vendosjen e forcave të sigurisë në Gazë

Presidenti Tayip Erdogan tha se Turqia po vlerëson ende se mund të vendosë forcat e saj të sigurisë si një forcë ndërkombëtare të stabilizimit...

Sulm ajror në jug të Bejrutit, Izraeli eliminon shefin e shtabit të Hezbollahut

Ushtria izraelite ka vrarë një anëtar të lartë të Hezbollahut në një sulm ajror në jug të Bejrutit, duke shënuar goditjen më të rëndë...

Vuçiq: 15% e serbëve besojnë se kam baba shqiptar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë një deklaratë të pazakontë në një intervistë të fundit, duke thënë se rreth 15 për qind e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu