25 vjet nga masakra e Dubravës, 117 të vrarë e mbi 200 të plagosur

25 vjet më parë ndodhi masakra në burgun e Dubravës, që njihet si njëra ndër më të mëdhatë të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve. Për pesë ditë radhazi, brenda burgut u vranë 117 persona e u plagosën mbi 200 të tjerë. Pak ditë para datës 19 maj, forcat serbe kishin filluar që të burgosurit që ishin në burgjet e tjera t’i sillnin në burgun e Dubravës, që të realizonin siç thuhet planin, për ta kryer masakrën.

“Është një datë ku përzihen ndjenja e krenarisë dhe dhimbjes, ishte e organizuar të ndodh diçka e tillë, se që nga prill kishin filluar t’i grumbullimi i të burgosurve nga burgjet e tjera në burgun e Dubravës. Që të realizohet më lehtë skenari, që e realizuan me datë 19,20,21,22, 23 dhe 24”, tha Bislim Zogaj, i mbijetuar i Masakrës së Dubravës.

I mbijetuari i masakrës, Bislim Zogaj, kujton tmerrin që e përjetoi, derisa i shihte shokët e tij, disa të vrarë e të tjerë të plagosur.

“Pata fatin që të kisha njohuri profesionale, dhe më duhej të vrapoja që t’iu jepja ndihmë të plagosurve, dhe në mesin e të plagosurve e të vrarëve, ka pas shumë që I kam njohur, e aq ma tepër disa që I kanë pasur plagët më të mëdha që ishte e pamundur t’i shpëtoja, e ishin castet më të rënda që nuk ja dëshiroj askujt t’i përjetojë”, tha Zogaj.

Derisa thotë se dihen iniciatorët, Zogaj pret ende të ngrihet një aktakuzë për këtë masakër.

“Është për të ardhur keq që nuk ka aktakuzë, ndaj atyre që kanë bërë këtë masakër. Edhe nëse nuk dihet fajtori kryesor që e ka ngre gishtin për ta bërë këtë masakër organizatorët dihen, ngase burgu ka qenë nën administrimin e ministrisë së drejtësisë së Serbisë, dhe besoj se nëse do të fillonte zingjiri nga ministria deri te drejtori I burgut do të diheshin edhe gardianët që kanë gjuajtur në drejtim të të burgosurve”, tha Zogaj.

Brenda burgut, gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër. Ndërsa vitin e kaluar rrëfimet e të mbijetuarve u botuan në librin “Tmerri ka emër”.

Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kosova nënshkruan kontratë për blerjen e sistemeve të artilerisë HUMVEE Hawkeye

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë kornizë me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake AM General. Lajmin...

Izraeli siguron kontratë miliardëshe mbrojtjeje me Emiratet

Izraeli ka siguruar një nga fitoret më të mëdha strategjike në industrinë e tij të mbrojtjes, pasi kompania Elbit Systems ka nënshkruar një marrëveshje...

I pamposhturi, pensionohet

Kampioni i pamposhtur botëror në peshën super të mesme, Crawford, njoftoi tërheqjen nga boksi. Kampioni i pamposhtur botëror në peshën super të mesme, Terence Crawford,...

Ministri rus i Mbrojtjes: NATO po përgatitet për përplasje ushtarake me Moskën

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov, deklaroi se ekzistojnë prova që NATO po përgatitet për një përplasje ushtarake me Rusinë, me synimin për të...

Serbia bojkoton Samitin BE–Ballkani Perëndimor

Serbia nuk do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet të mërkurën në mbrëmje...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu