13 vjet burgim Dushko Arsiqit, për krime lufte në Kosovë

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë e ka dënuar Dushko Arsiqin me trembëdhjetë vjet burgim për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të ish ligjit penal të RSFJ-së.

Sipas njoftimit të Gjykatës, të akuzuarit Arsiq, në dënimin prej 13 vjetësh, do t’i llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit prej datës 08.12.2021 deri në këtë plotëfuqishmërinë e këtij Aktgjykimi.

Të njëjtit, sipas njoftimit, i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotëfuqishmërinë e këtij Aktgjykimi, “por jo më shumë se dënimi i shqiptuar, po ashtu obligohet i akuzuari D.A që t’i paguajë të gjitha shpenzimet e procedurës penale”.

Pjesë nga aktakuza:

“D.A është akuzuar se në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë serbe dhe grupe paramilitare, të përbërë nga shumica të nacionalitetit serb, në periudhën e luftës në Kosovë, konkretisht prej muajit janar-qershor të vitit 1999, fillimisht kishte marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Prishtinës me rrethinë, pastaj kishin filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve ua kishin vënë zjarrin, po ashtu kishin marr pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, e disa nga ta i kishin plagosur dhe vrarë”.

“I akuzuari D.A po ashtu kishte marr pjesë në ekzekutimin e viktimës, tani të ndjerit B.SH, ashtu që me datë 20.04.1999, në fshatin Butovc, Komuna e Prishtinës në vendin e quajtur ‘Varrezat e Maqedoncve’, derisa viktima kishte qenë duke ecur, e kishin gjuajtur me pushkë automatike dhe pasi që e kishin goditur, atëherë e kishin urdhëruar të dëmtuarin A.K, në atë kohë 15 vjeçar, që trupin e viktimës B.SH ta mbajë në shpinë, edhe pse i dëmtuari kishte pasur lëndime të konsiderueshme fizike, pasi që paraprakisht i pandehuri D.A e kishte maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe protokolleve shtesë”.

I akuzuari për krime lufte Dushko Arsiq është shpallur fajtor dhe është dënuar me 13 vite burgim.

Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dushko Arsiq po akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e B.Sh më 20 prill 1999 në Butovc të Prishtinës, si dhe ka maltretuar fizikisht e psiqikisht të dëmtuarin A.K.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 2 nëntor 2022, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se Arsiq në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të Policisë serbe dhe grupet paramilitare, në muajt janar-qershor 1999, ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen e qytetarëve nga Prishtina dhe rrethina. Aktakuza e ngarkon Arsiqin se bashkë me grupin tjetër kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, si dhe më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve ia kanë vënë zjarrin.

Aktakuza e bën përgjegjës Arsiqin edhe për keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, plagosje, si dhe për vrasje.

Arsiq akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e tani të ndjerit B.Sh., ashtu që më 20 prill 1999, në fshatin Butovc të Komunës së Prishtinës, në vendin e quajtur “varrezat e Maqedoncve”, derisa viktima kishte qenë duke ecur, e kanë gjuajtur me pushkë automatike dhe pasi që e kanë goditur, e kanë urdhëruar të dëmtuarin A.K., i cili atë kohë ishte 15 vjeçar, që trupin e viktimës B.Sh., ta mbajë në shpinë edhe pse i dëmtuari ka pasur lëndime të konsiderueshme fizike për shkak se i akuzuari paraprakisht e kishte maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.

Me këtë, Arsiq akuzohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Përfundon një rund “i vështirë por i dobishëm” i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran në Oman

Përfundon një rund “i vështirë por i dobishëm” i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran në Oman Rundi i katërt i bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe Shteteve të...

Mënyra e votimit të fshehtë në Kuvend, AAK-ja nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuse

Gjatë ditës së nesërme deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do ti drejtohen Gjykatës Kushtetuse. Sipas njoftimit për media AAK-ja do të dorëzojnë kërkesën...

Incident i ri mes shtetasve turq në vend: Tentoi ta vriste me kapak pusete

Një 35-vjeçar, shtetas i Turqisë është përpjekur të vrasë një tjetër shtetas turk në Shkup. Incidenti ka ndodhur pas mesnate në rrugën “Mitropolit Teodosij...

Mexhiti: Protagonistët e serialit të quajtur ‘rrënimi i qeverisë, dështuan’

Pas largimit përfundimisht të ASH-së së Arben Taravarit nga koalicioni VLEN dhe afrimin me BDI-në e Ali Ahmetit në rrjetet sociale ka reaguar zëvendëskryeministri...

Një pjesë e policëve nesër në protestë / Në mesditë do ta bllokojnë udhëkryqin te “Mavrovasja”

Sindikata e Pavarur e Policisë nesër del në protestë. Do ta bllokojnë udhëkryqin te “Mavrovasja” dhe do të vazhdojnë edhe para Këshillit gjyqësor. Kërkojnë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu