11 migrantë janë gjetur në një “Audi” me targa të Shkupit, shoferi ka ikur

Në hyrje të fshatit Bogorodicë të Gjevgjelisë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare në Bogorodica, dje në një automjet udhëtarësh “Audi” me targa të Shkupit kanë gjetur 11 migrantë.

Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se dje në ora 03:50, policia në automjetin “Audi” me targa të Shkupit ka gjetur 11 persona migrantë, prej të cilëve pesë nga Siria dhe gjashtë nga Republika e Turqisë.

Pasi i ka vërejtur oficerët e policisë, shoferi i automjetit e ka braktisur vendin e ngjarjes. Migrantët janë vendosur në qendrën pranuese – tranzitore në Gjevgjeli. Po ndërmerren masa për të sqaruar rastin, sqarojnë në njoftimin nga MPB

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elisa Spiropali: Presim zbatimin konsekuent të Marrëveshjes së Ohrit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Musa Xhaferrin, Kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme...

Adnan Azizi: Hera e fundit që është punuar në Gostivar ka qenë koha e Nevzat Bejtës

Shefi i shtabit zgjedhorë të VLEN-it, Adnan Azizi në takimin me strukturat e VLEN-it në Gostivar në hapjen e kampanjës zgjedhore për zgjedhjet e...

Mucunski, Ahmetit: Badenteri nuk është mekanizëm që përdoret në formimin e Qeverisë

Ministri i MPJ-së, Timço Mucunski sot ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti që qeveria të formohet me Badenter. “Ndoshta thellë brenda...

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu