10-vjeçari tenton të shpëtojë motrën e mitur nga duart e pedofilit që donte ta përdhunonte, rrëzohet nga shkëmbi

Një pedofil në Angli tentoi të vriste një djalë 10-vjeçar, i cili u përpoq ta ndalonte së abuzuari me motrën e tij.

Anthony Stocks, 54 vjeç, dyshohet se e ka hedhur fëmijën 100 metra nga maja e një shkëmbi. Dëshmitarët dëgjuan një britmë dhe më pas panë diçka që të rrëzohej poshtë.

Prokurorja Zoe Johnson tha: Për mrekulli ai nuk vdiq, por u plagos shumë rëndë dhe u desh të transportohej me helikopter në spitalin në Londër. Fillimisht, besohej se ajo që i kishte ndodhur atij ishte një aksident i tmerrshëm, por hetimet zbuluan një histori shumë më të errët.

54-vjeçari detyroi një vajzë nën 13 vjeç të kishte kontakt seksual me të, duke e ditur se ishte e gabuar. Djali tentoi të shpëtonte të motrën duke ndërhyrë. Pa lejen e nënës, i pandehur mori vajzën në një shkëmb dhe tentoi të vriste djalin duke e hedhur nga shkëmbi.

Stocks nuk u largua nga skena, por u bashkua me njerëzit që shkuan për t’i ardhur djalit në ndihmë. Sipas dëshmitarë ai nuk ishte më i qëndrueshëm në rrëfimet e tij. Ai iu afrua djalit dhe i tha: Të thashë që të mos afroheshe buzë shkëmbit.

Më pas ai u ul, mbante në dorë një cigare dhe nxori telefonin.

Djali pësoi lëndime shumë të rënda, duke përfshirë disa çarje të thella në lëkurën e kokës, gërvishtje në gjoks, mavijosje të shumta, fraktura të shumta në krahun e majtë dhe deformim në shpatullën e majtë.

Për shkak të traumës që pësoi, djali nuk mban mend asnjë gjë nga incidenti u tha në gjykatë. Stocks u arrestua për herë të parë menjëherë pas rënies së djalit nga shkëmbi. Ai tha në një deklaratë për policinë se ishte ulur në një stol dhe po pinte një cigare, ndërsa djali qëndronte buzë shkëmbit.

Stocks u arrestua sërish më 12 maj të vitit të kaluar me dyshimin për aktivitet seksual me një fëmijë nën 13 vjeç dhe përdhunim të një fëmije nën 13 vjeç. Stocks u riarrestua më 23 nëntor 2023, me dyshimin për tentativë vrasje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vetëm brenda katër vjetëve, rreth 7 mijë çifte i dhanë fund martesës së tyre

Vetëm për brenda katër vjetëve 6 mijë e 717 çifte i kanë dhënë fund martesë së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia...

Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë një fjalim edhe në Capitol Hill

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Washington, duke nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të...

Kujt s'(po) i ngutet krijimi i institucioneve?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ndërkohë që në disa komuna prokuroria ka nisur hetime lidhur me...

Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike

Shtohet numri i rasteve të fëmijëve dhe të miturve që kërkojnë ndihmë për shkak të komplikimeve shëndetësore nga konsumimi i pijeve energjike, njoftojnë nga...

Trendafilov: LSM nuk ka ngjyrosje politike, qeveria të pranojë rritjen e pagave

Lidhja e Sindikatave hodhën poshtë akuzat e qeverisë se protesta për paga më të larta ka motiv politik. Statuti i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu