Në një sondazh të organizuar nga in7.tv në rrjetet sociale, qytetarët e Çairit kanë dhënë mendimin e tyre për kandidatin që duan të udhëheqë komunën nga radhët e koalicionit VLEN.
Nga numri i pergjithshem te numuruara deri ne oren 13:00, rezultatet ishin si vijon:
• Muhamed Krasniqi (45.21%)
• Besim Koka – (36.30%)
• Visar Ganiu – (10.96%)
• Bekim Sali – (7.53%)
🔹 Muhamed Krasniqi prin në këtë sondazh me pothuajse gjysmën e mbështetjes së votuesve, ndërsa Besim Koka ndjek nga pas me një diferencë të vogël votash.
Sondazhi ishte pjesë e një nisme për të matur pulsin e qytetarëve mbi preferencat për drejtuesin e ardhshëm të komunës së Çairit. Ndërkohë, mbetet për t’u parë se si do të reflektohen këto rezultate në procesin zgjedhor zyrtar.