𝗥𝗲𝗰̧𝗮𝗸𝘂: 𝗞𝘂𝗿 𝗛𝗲𝘀𝗵𝘁𝗷𝗮 𝗕𝗲𝗿𝘁𝗲𝘁

shkruan: Agron Shaqiri
Ishte një mëngjes i ngrirë, ku akulli mbështillte çdo frymë, dhe dimri duhej të shkruante përralla të bardha mbi faqet e dheut. Por atë ditë, bardhësia u përlye. Toka u bë plagë – e kuqe, e thellë, një çarje në gjoksin e dheut që nuk mbyllet kurrë. Qielli, gjithmonë një dëshmitar i heshtur, u përkul nga pesha e tragjedisë, dhe era – ah era, ajo që dikur sillte zërat e fëmijëve – erdhi si psherëtimë vdekjeje, duke mbartur me vete britmat e fundit të njerëzve që shuheshin në agoni.
Ata ishin baballarë që kishin mbajtur barrën e një jete të rëndë, ishin vëllezër që kishin ndarë ëndrrat e së nesërmes dhe djem që i ishin besuar shpresës së një të ardhmeje më të mirë. Por atë ditë, ata u shndërruan në hije të shtrira mbi dheun e tyre, dheun që nuk mundi t’i mbrojë dot bijtë e vet.
Plumbat ishin fjalët e vetme që flisnin. Fshikulluan ajrin dhe mbushën gjithçka me një heshtje therëse. Por ajo heshtje nuk ishte bosh. Ishte një britmë e padukshme, një ulërimë që shpërtheu nga thellësitë e dheut dhe u ngjit drejt yjeve.
O Njeri! Reçaku nuk është thjesht një emër apo një ngjarje e përgjakshme. Reçaku është poema që toka këndon, një këngë që dëgjohet vetëm në thellësitë e shpirtit. Ata që u shuan atë ditë nuk janë thjesht kujtime; ata janë rrënjët e tokës, gjaku i dheut, forca që e mban këtë histori gjallë.
Reçaku është dëshmia se dhembja mund të kthehet në forcë. Se heshtja mund të bëhet britma më e fuqishme që ka njohur ndonjëherë njerëzimi. Dhe ajo britmë është këtu, në çdo hap që hedhim mbi këtë tokë, në çdo frymë që marrim.
Mos e harro atë tokë. Mos e lejo dhembjen të tretet. Sepse toka jonë nuk kërkon vetëm kujtesë; ajo kërkon drejtësi. Ajo është thirrje që vazhdon, plagë që s’duhet të mbyllet, këngë që s’duhet të shuhet. Ajo duhet të jetë fryma e pavdekshme e një populli që refuzon të harrojë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Lajme Vajza e Hoxhë Idriz Kakrrukit i bashkohet AAK-së, Haradinaj: Rrugëtimi i vlerave vazhdon me Esmehanën

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se listës së tyre i është bashkuar Esmehane Kakrruki, e bija e Hoxhë Idriz Kakrrukit.Ai...

Familja e Shpat Kasapit falënderon publikisht Igli Taren për ndihmën në kthimin e trupit të të ndjerit në Tetovë

Familja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi ka njoftuar për Sportmania se ka qenë Igli Tare, drejtori sportiv i Milanit, personi kyç që bëri...

LDK nënshkruan marrëveshje parazgjedhore me AKR dhe PD

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë (PD) dhe Aleancën Kosova e Re (AKR). Sipas marrëveshjes,...

Miftaraj: Uria e Albin Kurtit për pushtet ka shkuar në nivel të frikshëm

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar deklaratën e Ambasadës së SHBA-së, pas moscertifikimit të Listës Serbe. Sipas Miftarajt, Albin...

Ambasada amerikane: Përpjekjet e VV-së për mos-certifikimin e Listës Serbe dëmtojnë stabilitetin dhe rikthimin e Dialogut Strategjik

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar për mos certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Sipas Ambasadës ...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu