Unë, Remzi Mamuti, tërhiqem nga kandidatura e pavarur për kryetar të Komunës së Sarajit, dhe dua të shpreh publikisht qëndrimin tim.
Duke e ndjekur me vëmendje zhvillimin e fushatës dhe duke e vlerësuar sinqeritetin, energjinë dhe euforinë pozitive që po krijon z. Blerant Ramadani, kam vendosur që unë, familja ime, miqtë e mi nga Krushopeku dhe mbarë Saraji të japim përkrahjen tonë për të.
Ne besojmë se Saraji ka nevojë për bashkim, vizion dhe drejtim të qartë, dhe për këtë arsye e mbështesim Blerant Ramadanin në rrugëtimin e tij për një komunë që e duam të gjithë.
Me respekt,
Remzi Mamuti