Shaholli: Zotimet e pambajtura për ndryshim!

Zotimet e pambajtura për ndryshim!

Mospajtimet dhe pakënaqësitë të mbledhura prej kohësh brenda kampit vredist për më shumë faktorizim të një subjekti ndaj një tjetri, si dhe ndarja për zona të caktuara në zgjedhjet lokale ka ndezur gjakrat mes liderëve vredistë përballë njëri-tjetrit, ku ka nxjerrr në sipërfaqe grykësinë për të fituar secili veçmas në bastionet e tyre subjektin që përfaqëson dhe jo koalicionin.

Ladutëria e disa liderëve për të fituar në më shumë komuna si subjekt i veçantë në zona të caktuara dhe jo si koalicion brenda kampit VREDI, ka nxjerr në pah luftën brenda llojit dhe mënjanimin e më të dobëtit nga gara për kryetar komunash dhe këshilltarë komunalë.

Kësisoj, 9 muajt e pjesëmarrjes së dështuar të VREDI-t në qeverinë e koalicionit, u dëshmua dhe doli i saktë parashikimin im kur shkrova 2 ditë para zgjedhjeve të 8 majit shkrimin mosbesues për premtimet dhe zotimet pa mbulesë të subjekteve politike shqiptare se https://www.faktiditor.ch/cfare-do-sjell-8-maji-per-shqiptaret/, ku konstatoja se ata nuk do të sillnin ndryshimin por vetëm do të shërbenin si vasalë të pushtetit!

Dhe koha më dha të drejt mua për dyshimet dhe mosbesimin për “ndryshimin” që do të sillte VREDI për shqiptarët me pjesëmarrjen e tyre në qeverinë e koalicionit të ardhshëm me premier kryekomitin Micko.

9 muaj më vonë, pas shumë përpjekjeve të kota e të pasuksesshme të vredistëve në qeverinë e Koalicionit, prononcohet më në fund edhe Arben Taravari, njëri nga liderët e VREDI-t, i cili ka shfaqur zhgënjimin e tij për mospërmbushje të zotimeve dhe premtimeve para shqiptarëve me qëndrimet dhe veprimet dëshpëruese të VREDI-t në këtë qeveri, ku duket qartë se ata po shërbejnë vetëm si dekor në qeverinë e premierit Micko, i cili tha se:
“Unë mendoj se kemi shumë mangësi. Kjo nuk është aq për faj të kryeministrit Mickoski, sa për faj të nesh. Ekziston një mosmarrëveshje që duket nga 100 kilometra larg, se funksionojmë shumë ngadalë. E gjithë kjo është përshtypja e popullit, që është më e keqja për ne, se VLEN ka një pozicion shumë të dobët në Qeveri. Posa i bëra tre anketa, te shqiptarët përgjithësisht të anketuar. Përshtypja e rreth 70% të popullsisë shqiptare është se VLEN nuk funksionon si duhet, dhe se përfaqësimi i shqiptarëve në Qeveri nuk është i kënaqshëm“.

Kjo dekleratë e z.Taravari tregon qartë luftën brenda vredistëve për më shumë pushtet dhe faktorizim mes subjekteve politike dhe jo si koalicion VREDI, të cilët harruan “ndryshimin” dhe premtimet boshe që do të realizonin ata nëse do të vinin në pushtet!
Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Osmani: flet për humbjen, heshtjen dhe rikthimin me më shumë qetësi, përvojë dhe bindje

Pas një periudhe heshtjeje pas zgjedhjeve në Çair, Bujar Osmani është rikthyer me një shkrim të gjatë reflektues, ku flet për humbjen, politikën dhe...

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu