Ziadin Sela: Mbështesim protestën e 13 Dhjetorit në Shkup- Drejtësi për krerët e UÇK-së në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij dhe të partisë për protestën që do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, e cila organizohet nga OVL-UÇK dhe figura të tjera politike shqiptare, përfshirë Ali Ahmetin.

Në deklaratën e tij, Sela thekson se protesta synon të kërkojë “drejtësi për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë”, duke e cilësuar pjesëmarrjen si “detyrim moral” për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Ai u bën thirrje anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët, simpatizantëve dhe gjithë shqiptarëve pa dallim që të jenë të pranishëm në Sheshin “Skënderbeu” për të shprehur, siç thotë, “qëndrim të përbashkët ndaj një çështjeje me rëndësi kombëtare”.

Sipas Selës, çdo akuzë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së përbën “përpjekje për të njollosur një pjesë të rëndësishme të historisë së luftës për liri”.

Protesta e 13 dhjetorit pritet të tubojë një numër të madh qytetarësh nga Shkupi dhe rajoni.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu