Zhelyazkov: Bullgaria nuk ndryshon parakushte për negociatat e Maqedonisë me BE-në

“Parlamenti bullgar nuk vendos kushte të ndryshme, por ne insistojmë në respektimin e parakushteve të dakorduara që Republika e Maqedonisë së Veriut të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian,” ka deklaruar kryeministri i Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov, në emisionin ‘Nedela 150’ të BNR-së, si përgjigje për pyetjen nëse Bullgaria do të bënte një hap pas duke tërhequr kërkesën që bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë.

“Nuk mendoj se ekziston fare një bisedë e tillë,” ka theksuar ai dhe shtoi:

“Ne nuk kemi marrëdhënie të pazgjidhura bilaterale me ta. Kemi marrëveshje për Fqinjësi të Mirë dhe protokoll të nënshkruar për të. Fakti që protokolli po kontestohet para Gjykatës Kushtetuese të RMV-së është pjesë e koreografisë së brendshme politike që po ndodh në Shkup, përfshirë edhe para syve të Këshillit Evropian,” ka thënë Zhelyazkov.

“Bullgaria nuk shpreh asnjë qëndrim tjetër përveç qëndrimit të Këshillit Evropian – të përfshihen ndryshimet kushtetuese dhe të merren parasysh të gjitha dispozitat e parashikuara në protokoll, që janë pjesë e propozimit kompromis të vitit 2022. Ne nuk vendosim asnjë kusht ndryshe nga ai propozim i miratuar në 2022. Nëse autoritetet në Shkup duan të jenë pjesë e BE-së, ata duhet të ecin në këtë rrugë, që është pjesë e qëndrimit të vetë Bashkimit Evropian ndaj Shkupit,” ka theksuar kryeministri bullgar.

Në pyetjen nëse është i mundur një protokoll i ri bilateral mes Bullgarisë dhe Maqedonisë që do t’i jepte garanci Shkupit se nuk do të ketë pengesa të tjera në rrugën evropiane, ai ka thënë se nuk mund të ketë garanci më të madhe se vendimi unanim i Parlamentit Bullgar.

“Duhet t’u jetë e qartë kolegëve në Shkup se ne qëndrojmë pas këtij qëndrimi, sepse është parimor. Nuk do të ndryshojmë asgjë në drejtim të kthimit të kësaj çështjeje në spor bilateral, as në kërkimin e ndikimeve të padukshme apo bashkëveprimeve me lojtarët kryesorë politikë në botë,” ka potencuar Zhelyazkov.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu